Fenbendazoli: Miti i ri i trajtimit të kancerit

Njerëzit që përballen me diagnozën e kancerit shpesh kërkojnë shpresë përtej terapive konvencionale, veçanërisht kur sëmundja përkeqësohet ose trajtimet ndalojnë së funksionuari. Por disa histori që qarkullojnë në internet për “kura mrekulli-bërëse” shpesh janë mashtrime të rrezikshme. Një nga këto raste është përdorimi i një ilaçi të quajtur fenbendazol për trajtimin e kancerit.

Lajmet për trajtime alternative shpërndahen me shpejtësi, edhe pse ato në përgjithësi nuk janë të testuara në prova klinike. Disa prej tyre lënë jashtë detaje të rëndësishme dhe krijojnë përshtypjen e rezultateve të jashtëzakonshme. Lajmet që tingëllojnë “shumë të mira për të qenë të vërteta” shpesh janë pikërisht ashtu — jo të vërteta.

Çfarë është fenbendazoli?

Fenbendazoli ka tërhequr shumë vëmendje vitet e fundit. Ai është një ilaç kundër parazitëve, që përdoret për të trajtuar infeksionet parazitare tek kafshët. Fenbendazoli nuk është testuar tek njerëzit dhe aprovimi i vetëm është për përdorim veterinar. Megjithatë, disa individë, faqe interneti dhe rrjete sociale e promovojnë si “trajtim kundër kancerit”, pa asnjë provë apo bazë shkencore.

Fenbendazoli bën pjesë në një grup barnash të quajtur anthelmintikë, të cilët përdoren për të trajtuar parazitët. Disa studime tek njerëzit kanë treguar se disa anthelmintikë të tjerë mund të ndihmojnë në ngadalësimin e rritjes apo përhapjes së qelizave kancerogjene, kur përdoren së bashku me trajtime onkologjike të provuara. Megjithatë, efekti i tyre real mbi ecurinë e pacientëve mbetet i paqartë.

Rrëfime personale të shpërndara në rrjet, edhe pse në mungesë të plotë të provave klinike, ka bërë që disa persona me kancer të vendosin ta marrin vetë fenbendazolin, shpesh edhe pa informuar ekipin mjekësor. Në rrjete sociale, disa prej tyre tregojnë se janë “shëruar” pas përdorimit të këtij ilaçi pas diagnostikimit me kancer. Por pothuajse gjithmonë, këta pacientë kanë qenë njëkohësisht nën trajtim me kimioterapi, imunoterapi, apo terapi të tjera sistemike.

Një nga historitë më të përhapura është ajo e një burri që pretendoi se fenbendazoli i kishte shëruar kancerin e mushkërive. Por në të njëjtën kohë, ai merrte pjesë në një studim klinik për testimin e një preparati imunoterapie që tashmë është e miratuar nga FDA për llojin e kancerit që ai ishte diagnostikuar. Këto histori mund të duken frymëzuese, por nuk përbëjnë prova shkencore.

Pse studimet klinike janë të rëndësishme?

Studimet klinike janë shtylla e mjekësisë moderne dhe thelbi i çdo përparimi në trajtimin e kancerit. Çdo medikament, trajtim apo procedurë e re duhet të kalojë testime klinike të hollësishme përpara se të miratohet për përdorim tek njerëzit. Zakonisht duhen shumë vite dhe disa studime për të vërtetuar se një trajtim është i sigurt dhe efektiv.

Shumë barna që duken premtuese në fillim, nuk arrijnë as në fazën e fundit të testimeve klinike, për shkak të shqetësimeve për sigurinë apo mungesës së efektit të supozuar.

Në eksperimente laboratorike, fenbendazoli dhe disa barna të tjera anthelmintike kanë treguar rezultate premtuese kundë qelizave tumorale apo në studime me kafshë. Por ajo që funksionon në laborator (petri dish) ose tek kafshët, nuk do të thotë se funksionon edhe tek njerëzit.

Ndaj, nevojitet shumë më tepër hulumtim për t’u përgjigjur pyetjeve thelbësore, si:

  • A është i sigurt për njerëzit?
  • Cila është doza e duhur për përdorim tek njerëzit?
  • Sa efektiv është në krahasim me trajtimet standarde kundër kancerit?
  • Për cilat lloje kanceri mund të ketë efekt?
  • Cilët grupe pacientësh mund të përfitojnë?
  • A mund të ndërveprojë me trajtimet e tjera onkologjike?

Vetëm përmes studimeve klinike të kontrolluara mund të marrim përgjigje të sigurta dhe të bazuara në fakte. Pa to, çdo medikament i pa testuar mbetet më shumë një rrezik, se sa një shpresë.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna