Kongresi vjetor i Shoqatës Europiane të Onkologjisë Mjekësore (ESMO) do të mbahet këtë vit nga 13-17 shtator në Barcelonë. Takimi, një nga eventet më të mëdha për specialistët e onkologjisë dhe profesionistët e tjerë të lidhur me këtë fushë, trajton sfidat dhe zgjidhjet e mundshme për problemet më të ndërlikuara në kujdesin ndaj kancerit, si dhe ofron një mori mundësish edukative.
“A nuk është e mrekullueshme?”
Simpoziumet presidenciale paraqesin te dhëna që do të ndryshojnë praktikat klinike. Një nga abstraktet që ka tërhequr vëmendje, do të paraqesë rezultatet e mbijetesës së përgjithshme nga KEYNOTE-522 (LBA4). Ky studim ka vlerësuar shtimin e pembrolizumabit (Keytruda) në trajtimin standard të kimioterapisë, për kancerin e gjirit triple-negativ në periudhën neoadjuvante. Në maj 2024, kompania prodhuese Merck njoftoi se studimi kishte arritur objektivin e përmirësimit të mbijetesës së përgjithshme. Në ESMO 2024, do të prezantohen të dhënat konkrete mbi këto gjetje.
Një tjetër studim që do të ndryshojë praktikat dhe që do të prezantohet në të njëjtin simpozium presidencial është HYPOG-01 – rezultatet e ndjekjes pesë vjeçare, që ka krahasuar terapinë me rrezatim lokoregional të dhënë ose në formë të hipofraksionuar ose të normofraksionuar (213O) në kancerin e gjirit. Me anë të këtij studimi u tregua se, rrezatimi i hipofraksionuar është i sigurt dhe po aq efektiv sa rrezatimi normofraksionuar.
Ann Partridge nga Dana Farber thotë “Me avancimin e trajtimeve, shumica e grave do t`i mbijetojnë kancerit të gjirit. Por ne duam të shmangim edhe toksicitetin e trajtimeve. Patjetër që një kancer ne duhet ta trajtojmë agresivisht, por nëse mund ta bëjmë këtë me më pak toksicitet, a nuk është e mrekullueshme?”
Një tjetë simpozium presidencial do të përfshijë të dhëna mbi mbijetesën e përgjithshme nga studimi ENGOT-cx11/GOG-3047/KEYNOTE-A18 që ka vlerësuar pembrolizumabin plus kimo-radioterapinë për kancerin e qafës së mitrës të avancuar me risk të lartë.
Sytë nga e ardhmja
Simpoziumi i tretë presidencial do të diskutojë prezantime mbi përfshirjen e inteligjencës artificiale në diagnostikimin molekular, për të tejkaluar mekanizmat e rezistencës.
Gjithashtu do të prezantohen studime mbi përdorimin e antitrupave të konjuguar me barna (ADC) për trajtimin e kancerit të gjirit, gjendrave salivare, endometrit, ovareve dhe qafës së mitrës.
Një tjetër sesion do të paraqesë të dhënat mbi ushqyerjen me gji në gratë që kanë ndërprerë përkohësisht trajtimin endokrin për të arritur shtatzëninë.
ADN-ja në shënjestër
Alan D. D`Andrea, MD nga Dana Farber do të diskutojë mbi fushën e shumë përfolur të frenuesve të DDR (DNA damage repair), si PARP inhibitorët.
D`Andrea thotë se “Qelizat e kancerit kanë instabilitet kromozomal, që vjen si rezultat i defekteve të riparimit të ADN-së. Ajo cka kemi mësuar është se, në mënyrë që qeliza tumorale ta arrijë këtë gjë – cka i mundëson të rritet, të shtojë mutacione dhe t`i shpëtojë sistemit imunitar – asaj i duhet të eliminojë mekanizmat riparuese të ADN-së. Këtë jemi duke e studjuar.”
PARP inhibitorët, të bazuar në mekanizmin e veprimit mbi punën e laboratorit të D`Andreas, luftojnë tumoret që e varin mbijetesën e tyre mbi sistemet riparuese të ADN-së.
Shkaqet e kancerit në moshat e reja
Pyetja nëse rritja e numrit tumoreve në moshat e reja i atribuohet gjenetikës apo stilit të jetesës është shumë komplekse. Të dhënat e fundit tregojnë se gjenetika luan një rol të rëndësishëm, por edhe ekspozimi në moshë të hershme ndaj karcinogjenëve përbën një faktor risku. Të gjitha këto do të diskutohen në ESMO 2024.







Lini një koment