Ribociclib në kancerin e hershëm të gjirit - studimi NATALEE

Me rritjen e ndërgjegjësimt për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, më shumë gra janë duke u diagnostikuar në stad të hershëm të sëmundjes. E megjithatë, pavarësisht terapive adjuvante endokrine, pacientët me kancer të hershëm të gjirit mbeten në rrezik për rikthim të kancerit, me rrezikun më të lartë në tre vitet e para pas diagnozës fillestare.

Pacientët me sëmundje pa prekje të limfonodujve (N0) përballen me një rrezik rikthimi deri në 11% brenda tre viteve të para pas diagnozës dhe deri në 29% brenda 20 viteve nga diagnostikimi.

Më shumë se 1 në 3 pacientë të diagnostikuar me kancer të gjirit në stad të hershëm, janë në rrezik për rikthim të sëmundjes pavarësisht trajtimit me kimoterapi dhe/ose terapi endokrine adjuvante. Studimi NATALEE ka hedhur dritë mbi këtë popullatë të pacientëve, një grup i rëndësishëm dhe në rrezik për rikthim të sëmundjes, që mund të përfitojë nga më shumë opsione trajtimi. Gjetjet nga ky studim tregojnë efikasitetin e ribociclibit në kancerin e gjirit në stad të hershëm pa prekje të limfonodujve, duke theksuar rolin e tij si një opsion trajtimi që mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e rikthimit të sëmundjes.

Rezultatet e studimit NATALEE, të prezantuara në ASCO 2024 treguan se kombinimi i ribociclibit (Kisqali®) me terapi hormonale përmirësoi mbijetesën e lirë pa sëmundje (DFS) krahasuar me terapinë hormonale monoterapi. Popullata e shqyrtuar ishte ajo e pacientëve me kancer të hershëm gjiri, me receptor hormonal pozitiv (HR+), HER2 -, pa prekje të limfonodujve (N0).

Aktualisht, pacientët me sëmundje N0 trajtohen kryesisht vetëm me ET, me përjshtim të rasteve me risk të lartë gjenomik (MammaPrint High Risk), në të cilët rekomandohet trajtimi me kimioterapi.

Çfarë është ribociclibi?

Ribociclib është një medikament që përdoret për trajtimin e të kancerit të gjirit. Mekanizmi i tij i veprimit konsiston në bllokimmin e proteinave CDK4 dhe CDK6. Këto proteina janë të rëndësishme për procesin e replikimit dhe rritjes së qelizës tumorale. Kur proteinat CDK4 dhe CDK6 bllokohen, qelizat e kancerit të gjirit nuk mund të kalojnë në fazat e mëtejshme të ciklit qelizor. Në këtë mënyrë ndalohet rritja dhe zhvillimi i tumorit më tej.

Ribociclib përdoret së bashku me terapi hormonale, siç janë medikamentet që bllokojnë hormonin e estrogjenit (letrozole, fulvestrant). Ky kombinim e bën trajtimin më efektiv duke ndaluar qelizat e kancerit të marrin sinjalet e nevojshme për rritje.

Kur rekomandohet Ribociclib?

Aktualisht terapitë e targetuar si Ribociclib, rekomandohen në trajtimin e kancerit metastatik të gjirit si dhe në tumoret e hershme të gjirit me risk të lartë për rekurrencë. Megjithatë, analiza e fundit e nëngrupit në studimin NATALEE, tregoi se më shumë pacientë mund të përfitojnë nga efektet terapeutike të ribociclib.

  • Shtimi i Kisqali® (ribociclib) në terapinë endokrine tregoi një ulje të riskut prej 28% për mbijetesën e lirë pa sëmundje (iDFS) në nën-grupin e pacientëve me kancer të hershëm gjiri, pa prekje të limfonodujve (N0).
  • Pacientët me kancer të hershëm gjiri, N0 aktualisht trajtohen vetëm me terapi endokrine (letrozole, tamoxifen, etj.), çka përbën një grup në rrezik për rekurrencë të sëmundjes.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna