ASCO 2024: Gratë e diagnostikuara me kancer gjiri në stad të hershëm në moshën 40 vjeçare ose në moshë më të re, të cilat dëshirojnë të mbeten shtatzëna dhe të lindin pas përfundimit të trajtimit për kancerin e gjirit, duket se mund ta realizojnë me sukses këtë dëshirë, sipas një studimi të prezantuar në kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) 2024.
Rezultatet krysore të studimit
- Nga 197 gra të përfshira në studim që u përpoqën të mbeteshin shtatzëna pas trajtimit për kancerin e gjirit, 73% ishin të suksesshme dhe 65% lindën fëmijë.
- 28% e grave kryen procedura për të ngrirë vezët ose embrionet (i njohur si prezervim i fertilitetit) menjëherë pas diagnostikimit me kancer të gjirit.
- Koha nga diagnostikimi deri te shtatzënia e parë varionte nga 6 muaj deri në rreth 10 vjet.
- Gratë që kryen procedura për të ngrirë vezët ose embrionet kishin më shumë mundësi të lindnin fëmijë se ato që nuk kryen këto procedura.
Çfarë do të thotë ky rezultat?
Nëse jeni diagnostikuar me kanceri gjiri në moshë të re dhe dëshironi të keni një fëmijë, rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mund të mbeteni shtatzënë dhe të lindni pas përfundimit të trajtimit për kancer gjiri.
Ky është studimi i parë me më shumë se 10 vjet ndjekje, i cili tregon se shumica e grave që përpiqen të konceptojnë një fëmijë pas trajtimit për kancerin e gjirit, mund ta bëjnë këtë dhe të lindin.
Rezultatet gjithashtu tregojnë përfitimet që prezervimi i fertilitetit mund të ketë për gratë e reja me kancer gjiri dhe rëndësinë e tij si një opsion që duhet ofruar kur konsultohen pacientet e reja me kancer gjiri.
Rezultatet e detajuara të studimit
- 197 gra të përfshira në studim që u përpoqën të mbeteshin shtatzëna pas trajtimit për kancerin e gjirit:
- 14% kishin kancer gjiri në stadin 0 (DCIS)
- 41% kishin kancer gjiri në stadin I
- 35% kishin kancer gjiri në stadin II
- 10% kishin kancer gjiri në stadin III
- 76% kishin kancer gjiri me receptor hormonal pozitiv
- 68% kishin marrë kimioterapi
- 57% kishin filluar terapi hormonale brenda vitit pas diagnostikimit
- 13% kishin një mutacion BRCA1 ose BRCA2
- 51% thanë se ishin financiarisht mirë
- 51% nuk kishin qenë kurrë shtatzënë dhe 72% nuk kishin lindur kurrë para se të diagnostikoheshin
- 28% kishin ngrirë vezët ose embrionet kur u diagnostikuan
- 15% thanë se kishin infertilitet para se të diagnostikoheshin
Gjysma e grave mbetën shtatzënë më pak se katër vjet pas diagnostikimit dhe gjysma mbetën shtatzënë më shumë se katër vjet pas diagnostikimit.
Gratë që ishin më të moshuara kur u diagnostikuan me kancer gjiri kishin më pak mundësi të mbeteshin shtatzëna, ndërsa gratë që kishin kushte financiare më të mira kishin më shumë mundësi të mbeteshin shtatzëna.
Faktorët që nuk duket se ndikojnë në mundësinë e grave për të mbetur shtatzënë ose për të lindur, janë:
- Histori infertiliteti
- Lindje të mëparshme
- Karakteristikat e kancerit të gjirit
- Lloji i trajtimit të marrë
- Prezenca ose jo e një mutacioni në BRCA
- Raca ose etnia







Lini një koment