Banjat me uje te ftohte

Terapitë me të ftohtë janë përdorur për shekuj me radhë, që nga Julius Cesari deri te Mohandas Gandhi, me qëllime terapeutike. Megjithatë, edhe pse të harruara nga mjekësia moderne, duket sikur tashmë ato po rikthehen në një trend. A i keni pare sportistët se si futen ne pishina me ujë të ftohtë akull? Apo influnecer të ndryshëm sportivë, të kryejnë të njëjtin rit të terapisë me ujë të ftohtë?

Sa i ftohtë duhet të jetë uji?

Ndryshe nga banjat e zakonshme, që bëni për qëllim relaksimi, zhytja në banja me ujë të ftohtë është e shpejtë (rreth 5 minuta). Temperatura e tyre shkon rreth 11.60C, por nëse nuk e keni provuar më parë, rekomandohet të filloni gradualisht, nga temperatura 200C (që prapë është shumë e ftohtë!).

Përfitimet mbi shëndetin

Zhytjet në ujë të ftohtë janë analizuar në shumë studime klinike kryesisht pas aktivitetit të fortë fizik. Kjo për shkak të të dhënave se uji i ftohtë reduktom inflamacionin pas ushtrimeve. Nëse jeni të shëndetshëm në përgjithësi dhe nuk keni sëmundje (përmenden më poshtë), banjat me ujë të ftohtë relaksojnë muskujt. Por në të njëjtën kohë, përvec përfitimeve fizike, këto banja sjellin edhe përfitime funksionale dhe qetësim të “nervave”.

Relakson muskujt e dëmtuar

Pas aktivitet fizik, banja me ujë të ftohtë kontrakton enët e gjakut, cka ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe redukton inflamacionin në muskuj.

Redukton temperaturën e trupit

Pas djerësitjes nga një aktivitet fizik, zhytja në ujë të ftohtë është një mënyrë e mirë për t`u freskuar. Por kujdes, pasi nuk duhet të qëndroni gjatë. Ulja e temperaturës së trupit është mirë, por nuk duhet të jetë shumë e ulët. Banjat e ftohta përdoren nga vrapuesit e maratonave, në rast të goditjeve nga i nxehti, si një trajtim emergjent për t`i ndihmuar të ulin temperaturën e trupit.

Të ndihmon të fokusohesh

Shumë njerëz shprehen se banjat me ujë të ftohtë i ndihmojnë të fokusohen, madje në disa raste thonë që ky proces i ndihmon të hyjnë në një lloj meditimi.

Efekti i të ftohtit në përgjigjen imune, proliferimin qelizor, metabolizmin dhe metastazat

Një ndër përfitimet që i atribuohet terapisë më të ftohtë është aftësia për të zvogëluar inflamacionin, një nxitës i njohur i onkogjenezës. Mbiprodhimi i citokinave pro-inflamatore është parë të reduktohet gjatë ekspozimit ndaj të ftohtit, sic është parë të reduktohet edhe proliferimi qelizor dhe ngadalësim i ciklit qelizor. Gjithashtu, në studime in vitro, hypothermia ka treguar të parandalojë ekstravazimin qelizor, duke limituar migrimin e qelizave tumorale dhe metastazat. Por edhe pse ekspozimi ndaj të ftohtit mund të ketë efekte anti-inflamatore, studime te tjera janë të nevojshme për të konfimruar efektet hipotetike të përmendura.

Sa duhet të zgjasë banja me ujë të ftohtë?

Është mirë që banjat të jenë të shpejta, nga 5 deri në maksimumi 10 minuta. Nuk duhet filluar menjëherë me temperatura shumë të ulëta dhe jo më shumë se 5 minuta. Studimet kanë treguar se pas 5 minutave qëndrim, efekti i banjave të ftohta fillon e zbehet.

Cilat janë rreziqet dhe kush nuk duhet të bëjë banjë me ujë të ftohtë?

Gjatë zhytjes në ujë të ftohtë, mund të ndodhë rritje e ritmit të frymëmarrjes, rrahjeve të zemrës dhe e presionit të gjakut. Ndaj, para se të vendosni të bëni një banjë me ujë të ftohtë, duhet të siguroheni që është e sigurt për ju. Personat që duhet të shmangin kryerjen e banjave me ujë të ftohtë janë ata me:

  • Sëmundje të zemrës
  • Hipertension
  • Diabet
  • Neuropati periferike
  • Probleme te qarkullimit të gjakut
  • Stazë venoze

Nëse keni ndonjë prej këtyre gjendjeve, është mirë të konsultoheni me mjekun nëse banjat me ujë të ftohtë janë për ju të sigurta ose jo.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna