Tiparet themelore të kancerit u konceptuan fillimisht para 23 vitesh, si gjashtë aftësi funksionale që duhet të fitohen nga qelizat e njeriut për të formuar nje tumor malinj. Ato ishin:
- Ruajta e sinjalit proliferues;
- Shmangja ndaj frenuesve të rritjes;
- Rezistenca ndaj vdekjes qelizore;
- Aktivizimi i riprodhimit te pakontrolluar;
- Krijimi i vaskularizimit;
- Aktivizimi i invazionit dhe metastazës.
Listës themeltare te tipareve të kancerit iu shtuan edhe dy tipare te reja në vitin 2011, që ishin:
- Crregullimi i metabolizmit qelizor
- Shmangja ndaj sistemi imunitar
Për t`u plotësuar edhe më shumë në vitin 2014, me 2 tipare plotësuese, që ishin:
- Instabiliteti gjenomik dhe mutacionet;
- Inflamacioni që nxit kancerin.
Edhe pse aftësitë bazë që duhet të fitojë një qelizë e trupit për t`u shndërruar në një kancer janë të përfshira në 10 tiparet e sipërpërmendura, në kohët e fundit, janë propozuar edhe tipare ose dimensione të tjera potenciale që kontribuojnë në progresin e kancerit. Këto përfshijnë zbulimin e plasticitetit fenotipik; riprogramimin epigjenetik jo-mutacional; mikrobioma polimorfe dhe qelizat e plakura në mjedisin e tumorit.
Gjithashtu, të dhënat sugjerojnë se ndërlidhja midis sistemit nervor dhe zhvillimit të kancerit në nivele qelizor dhe molekular luan rol kyç në zhvillimin dhe progresin e tumoreve, duke kontribuar në krijimin e fenotipeve të reja të kancerit.
Zbulimi i tipareve të reja të kancerit përmirëson kuptimin tonë mbi kancerin dhe mundëson racionalizmin mbi kompleksitetin e gjenotipit dhe fenotipit të kancerit. Këto parime udhëzuese mund të përdoren për të gjetur barna të targetuara per kancerin. Për shembull, targetimi i disa tipareve të kancerit mund të jetë një qasje racionale për të përballuar rezistencën ndaj medikamenteve dhe për të arritur rezultate më të mira të trajtimit. Nëse targetohet vetëm një tipar i kancerit, rezistenca adaptive është e pashmangshme, por duke sulmuar disa aftësi funksionale, bëhet gjithnjë e më e vështirë për qelizën e kancerit të adaptohet dhe të mbijetojë.
Ky koncept është studiuar në modele preklinike të glioblastomës (GBM), një tumor i sistemit nervor qëndror, mbijetsa nga i cili është e ulët pavarësisht trajtimeve agresive. Në këtë studim është vënë re se kombinimi i inhibitorëve të VEGF (që rimodelojnë vaskularizimin e tumorit) me antidepresentanin triciklik imipramine (që nxit autofaginë në qelizat e GBM dhe riprogramon imunosupresionin), rrit infiltrimin dhe aktvizimin e limfociteve T CD4 dhe CD8. Trajtimi i mëtejshëm i këtyre modeleve të minjëve me inhibitorë të checkpoint rrit mbijetesën dhe shkakton regres të GBM për shkak të sensitivitetit të shtuar ndaj këtyre barnave.
Deri tani, kjo hipotezë mbetet në kuadrin e studimeve preklinike, që kanë hedhur dritë në këtë qasje të re të projektimit të barnave. Por, më shumë studime janë të nevojshme për të eksploruar më tej kombinimet optimale bazuar në tiparet që shfaqin lloje të caktuara të kancerit, për të përcaktuar nëse kjo qasje përmirëson rezultatet e trajtimit për pacientët.
*Përshtatur nga artikull i publikuar në ESMO nga Douglas Hanahan







Lini një koment