Obeziteti dhe kanceri: a ka nje lidhje mes tyre?

Obeziteti dhe risku për kancer janë tematika mjaft delikate që ndoshta ju ka qëlluar t’i hasni në shumë shkrime online. Por, a është obeziteti një sëmundje? Në vitet që po jetojmë tema e mbipeshës/obezitetit është mjaft e ndjeshme dhe reale. Obeziteti konsiderohet si një gjëndje ku personi ka një sasi dhe/ose shpërndarje të tepërt të dhjamit në trup. Krahasuar me personat me një peshë të shëndetshme, ata që janë mbipeshë ose obez paraqiten me risk më të lartë për një seri sëmundjesh si diabeti, hipertensioni, sëmundje kardiovaskulare dhe të paktën 13 lloje kanceri.

Për të përcaktuar nëse dikush është obez, studiuesit përdorin atë që njihet si indeksi i masës trupore (BMI). BMI llogaritet duke përdorur peshën e personit (në kg) dhe gjatësinë e tij (në metra) dhe shprehet në kg/m2. Ajo siguron një matje më të saktë të obezitetit sesa pesha e vetme dhe për shumicën e personave është një indikator i mirë (ndonëse jo perfekt) i dhjamit trupor.

BMI kg/m2Kategoria e peshës
Nën 18.5Nënpeshë
18.5 – 24.9I shëndetshëm
25.0 – 29.9Mbipeshë
30.0 – 39.9Obez
40.0 e më lartëObezitet i rëndë
Kategoritë standarte bazuar në vlerat e BMI për adultët 20 vjeç e sipër.

Çfarë thonë studimet për lidhjen obezitetit dhe riskut për kancer?

Pothuajse të gjitha evidencat sugjerojnë një lidhje mes obezitetit dhe riskut për kancer. Tabela e mëposhtme tregon riskun e raportuar nga studimet e kryera.

Tipi i kancerit Risku për zhvillim të kancerit
Endometër7 herë më i shpeshtë tek personat me obezitet të rëndë*
2–4 herë më i shpeshtë tek personat me obezitet ose mbipeshë
Adenokarcinoma e ezofagut4.8 herë më e shpeshtë tek personat me obezitet të rëndë
2.4–2.7 herë më shpesh tek personat obez
1.5 herë më shpesh tek njerëzit mbipeshë
Cardia gastrik (stomak)2 herë më shpesh tek njerëzit obez
Hepar2 herë më shpesh tek njerëzit obez ose mbipeshë
Renal2 herë më shpesh tek njerëzit obez ose mbipeshë
Mieloma multiple1.1–1.2 herë më shpesh tek personat obez ose mbipeshë
Meningioma1.5 herë më shpesh tek pacientët obez
1.2 herë më e shpeshtë tek personat mbipeshë
Pankreas1.5 herë më e shpeshtë tek personat obez ose mbipeshë
Kolo-rektal 1.3 herë më shpesh tek personat obez
Fshikëza e urinës1.6 herë më shpesh tek personat obez
1.2 herë më shpesh tek personat mbipeshë
Gjiri – Premenopauzante**

0.8 herë më shpesh tek personat obez ose mbipeshë
Gjiri – Postmenopauzante1.2–1.4 herë më shpesh tek personat obez ose mbipeshë
1.2 herë më shpesh tek personat për çdo 5-unite rritje në BMI
Ovar***1.1 herë më shpesh tek personat për çdo 5-unite rritje në BMI
Tiroide1.3 herë më shpesh tek njerëzit obez
1.26 herë më shpesh tek personat mbipeshë

**Kanceri i gjirit hormon receptor-pozitiv tek gratë pre-menopauzante
***BMI më i lartë lidhet me një risk lehtësisht të rritur për kancerin e vezores. Veçanërisht tek gratë që nuk kanë përdorur kurrë terapi hormonale menopauzale.

Sa raste me kancer mund të vijnë nga obeziteti?

Një studim në Sh.B.A. vlerësoi se çdo vit mes 2011 – 2015 mes personave nga 30 vjeç e sipër, rreth 37.670 raste të reja me kancer në burra (4.7%) dhe 74.690 raste të reja tek gratë (9.6%) vinin si rrjedhojë e teprisë së peshës trupore (mbipeshë, obezitet ose obezitet i rëndë). Përqindja e rasteve që lidhej me tepricën e peshës trupore varionte gjerësisht mes llojeve të ndryshmë të kancerit: 51% tek kanceri i mëlçisë dhe kancer urotelial, 49.2% për kancer endometrial tek gratë, 30.6% për adenokarcinomë ezofageale tek burrat.

Në një studim u pa se për vitin 2012 teprica e peshës trupore ishte prezente në afërsisht 3.9% të të gjithë personave të diagnostikuar me kancer (544.300 raste). Ndër to 368.500 raste ishin gra dhe 175 800 raste ishin burra. Përqindja e kancerit të korreluar me mbipeshën varionte nga 1% tek vëndet e pazhvilluara dhe 7-8% tek disa vënde në zhvillim në perëndim, Lindjen e Mesme dhe në vëndet e Afrikës së Veriut.

A ndikon humbja e peshës në uljen e riskut për kancer?

Disa studime kanë treguar se humbja e peshës së tepërt mund të reduktojë rrezikun e disa llojeve të kancerit, si kanceri i gjirit, i endometrit, i kolonit dhe i prostatës. Por, është e rëndësishme të mos harrohet që studimet tregojnë vetëm një lidhje të mundshme dhe jo një shkakësi të drejtpërdrejtë mes obezitetit dhe kancerit.

Një studim follow-up mbi peshën dhe kancerin e gjirit nga Women’s Health Initiative zbuloi se te gratë të cilat ishin mbipeshë ose obeze në fillim të studimit, ndryshimet në peshë (qoftë shtimi ose humbja) nuk lidheshin me riskun për kancer gjiri gjatë ndjekjes në vazhdimësi. Megjithatë, në një studim që grumbulloi të dhënat e marra prej 10 studimeve kohort, humbja e konsiderueshme e peshës lidhej me një risk të ulët për kancer gjiri mes femrave mbi moshën 50 vjeçare.

Ka shtim të të dhënave se humbja e peshës mund të zvogëlojë riskun për disa lloje kanceri si ai i gjirit (tek femrat post-menopauzante) dhe ai i endometrit. Ndonëse kemi ende shumë për të mësuar mbi lidhjen mes humbjes së peshës dhe riskut për kancer, njerëzit që janë mbipeshë ose obezë duhet të nxiten dhe mbështeten për të humbur disa kg. Kjo sepse përveç probabilitetit për një reduktim të riskut për kancer, mund të kenë edhe benefite të tjera shëndetësore si zvogëlimi i riskut për probleme kardio-vaskulare dhe diabet.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna