HOMA IR (Vlerësimi i Modelit të Homeostazës së Rezistencës insulinike) është një shkallë vlerësimi i insulino-rezistencës.
Rezistenca ndaj insulinës (IR) është një tipar i diabetit mellitus tip 2 (DM2). Ajo është, gjithashtu, e implikuar në obezitet, hipertension, kancer ose sëmundje autoimmune. Ajo luan rol kyç në sindromin metabolik. Prevalenca në mbarë botën e këtyreçrregullimeve është rritur në mënyrë vrullshëm në dekadat e fundit.
HOMA-IR u zhvillua në vitet ’80 dhe është një tregues indirekt. Ai llogaritet nga nivelet e glukozës dhe insulinës esëll. Është një nga modelet më të përdorura në kërkimin klinik. Metoda të tjera për matjen e IR përfshijnë HOMA2, QUICKI dhe raportin e triglicerideve/HDL.
Matja e drejtpërdrejtë e rezistencës ndaj insulinës është e ndërlikuar dhe përdoret më rrallë (metoda e klampit hiperinsulinemik-euglicemiant të glukozës).
Normat
Studime të ndryshme ofrojnë intervale paksa të ndryshme për HOMA-IR. Por të gjithë bien dakord që sa më i lartë të jetë HOMA-IR, aq më rezistent ndaj insulinës është individi.
Në përgjithësi, ndjeshmëria optimale ndaj insulinës është nëse HOMA-IR është më pak se 1. Nivelet mbi 1.9 sinjalizojnë rezistencën e hershme ndaj insulinës, ndërsa nivelet mbi 2.9 sinjalizojnë rezistencë të konsiderueshme ndaj insulinës.
Shaqet e insulino rezistencës
Rezistenca ndaj insulinës është një nga simptomat e sindromit metabolik dhe një risk për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Në shumicën e njerëzve “të shëndetshëm”, rezistenca ndaj insulinës shkaktohet kryesisht nga dy faktorë: mbingrënia dhe mungesa e aktivitetit fizik. Ngrënia e tepërt dhe mungesa e aktivitetit mund të shkaktojë grumbullim të yndyrnave në mëlçi dhe muskuj, gjë që i bën këto inde më pak të ndjeshëm ndaj insulinës.
Shkaqe të tjera të rezistencës ndaj insulinës përfshijnë stresin, shtatzëninë dhe çrregullime dhe sëmundje të ndryshme.
IR mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të:
- Diabetit
- Sindromit metabolik
- Sëmundjet e zemrës
- Sëmundje të mëlçisë
- Sindromen e vezoreve policistike (PCOS) etj.
Për këtë arsye përllogaritja laboratorike e HOMA-IR dhe ndërhyrja me shpejtësi në mbajtjen e saj brenda normave mund të ndikojë pozitivisht në parandalimin e zhvillimit të problemeve të sipërpërmenduara.







Lini një koment