Adenomat e hipofizës janë tumore të hipofizës. Shumica e tyre janë beninje dhe me rritje të ngadaltë. Ato klasifikohen në bazë të madhësisë ose qelizës së origjinës.
Në bazë të madhësisë, ato klasifikohen në mikroadenoma, makroadenoma dhe tumore gjigante. Mikroadenoma është një tumor më pak se 10 mm, ndërsa makroadenoma përshkruan një tumor më të madh se 10 mm. Tumoret gjigante të hipofizës janë më të mëdha se 40 mm.
Në lidhje me funksionin, ekzistojnë adenoma të hipofizës që mbiprodhojnë. Lloji i qelizave që përbën këto adenoma ato shkakton rritjen e sekretimit të një ose disa hormoneve të hipofizës. Përndryshe, ka adenoma jofunksionale që nuk sekretojnë hormone. Ato potencialisht mund të shypin zonat përreth duke sjellë mungesë në hormonet e tjera. Po ashtu, mund të shfaqen defekte të strukturave të tjera nervore, siç janë nervat optik përshkak të komprimimit të kiazmës optike.
Shumica e adenomave të hipofizës diagnostikohen rastësisht, gjatë ekazminimeve imazherike për arsye të tjera. Për këtë arsye, nuk ka të dhëna të sakta për shpeshtësinë e tyre në popullatë. Në një meta-analizë shpeshtësia e adenomave të hipofizës ishte mesatarisht 16.7%; në autopsi 14,4% dhe në analizat radiologjike reth 22,5%. Adenomat janë më lehtësisht të diagnostikueshme kur kanë shqetësimë klinike.
Klinika e adenomave të hipofizës
Klinika e adenomave varet nga madhësia, pozicioni dhe aftësia sekretuese e tyre.
Shqetësimet nga efekti shtypës:
Probleme të shikimit: Dëmtimi i shikimit raportohet në përafërsisht 40% deri në 60% të pacientëve. Forma më e zakonshme është turbullimi anësor simetrik i pamjes. Po ashtu mund të kemi probleme të pamjes dyshe ose lëvizje e kufizuar të orbitave.
Dhimbja e kokës: Dhimbja e kokës raportohet shpesh në adenoma e hipofizës; megjithatë, është një simptomë jo specifike. mund të vijë nga zgjerimi i masës ose të jetë çrregullimet hormonale.
Mungesa hormonale: Një ose më shumë mungesa hormonale mund të vërehen në pacientët me makroadenoma të hipofizës.
Shqetësimet nga mbiprodhimi hormonal
- Adenoma funksionale ose sekretuese mund të prodhojnë një ose më shume hormone. Sipas tyre varet klinika.
- Adenoma sekretuese e prolaktinës – Prolaktina e lartë çon në infertilitet, ulje të dëshirës seksuale dhe osteoporozë në të dy gjinitë. Femrat paraqesin amenorre dhe galaktore, ndërsa meshkujt me disfunksion erektil dhe gjinekomasti.
- Adenoma sekretuese e GH (akromegalia) – përfshin dhimbje koke, ndryshime të shikimit, rritje të madhësisë së duarve, perimetrit te kokës, nofullës, këmbëv.
- Adenoma sekretuese e ACTH (sëmundja Cushing) – Paraqet me shtim në peshë, dobësi të muskujve, çrregullime të humorit, mavijosje të lehtë dhe fraktura të shumta.
- Adenoma sekretuese e TSH: Pacientët kanë simptoma të palpitacioneve, aritmive dhe humbje peshe.
Në rast dyshimi për adenomë të hipofizës, ekazminmiet specifike përfshijnë vlerësimin hormonal dhe ekzaminim imazherik (rezonance magnetike me kontrast intravenoz). Vlerësimi përfshin matjen e hormoneve të ndryshme si prolaktina, TSH, T4 e lirë, hormoni folikul-stimulues (FSH), IGF-1, GH, ACTH, estradioli, testosteroni, BMP dhe kortizoli në mëngjes herët në mëngjes. Në varësi të gjetjeve të para, shtohen ekzaminime të tjera të nevojshme për të gjykuar mbi planin terapeutik.
- FDA aprovon kombinimin e ri në trajtimin e kancerit të gjirit

- Depistimi për kancerin e gjirit, i bazuar në riskun individual – po aq efektiv sa depistimi i përvitshëm

- Epoka e re e trajtimit të kancerit të gjirit metastatik HR-pozitiv

- Si ndihmon vlerësimi geriatrik në trajtimin e kancerit te të moshuarit

- Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani

- Atezolizumab me ctDNA: Drejt personalizimit të imunoterapisë në trajtimin e kancerit të vezikës








Lini një koment