Hipofiza (gjëndra pituitare) është një gjëndër e vogël që ndodhet në një zgavër kockore në bazën e kafkës të quajtur sella turcica. Ajo pozicionohet poshtë trurit dhe pas urës së hundës. Në afërsi të gjendrës së hipofizës gjendet kiazma optike, vendi i kryqëzimit të nervave të të parit (n.opticus).

Fig. Pozicioni i hipofizës

Gjëndra ka dy lobe kryesore, hipofizën e përparme dhe hipofizën e pasme, të cilat bashkohen me pars intermedia. Hipofiza është e lidhur me një pjesë të trurit (hipotalamusi) që kontrollon aktivitetin e saj ndërmjet sinjaleve frenuese dhe stimuluese.

Hormonet që prodhon hipofiza
Lobi i përparëm
  • ACTH (hormoni adrenokortikotrop) – nxit gjëndrat mbiveshkore të sekretojnë hormonet steroide, kryesisht kortizolin. Së bashku me ACTH çlirohet edhe hormone stimulus i Melaninës (MSH), përgjegjës për ngjyrën e lëkurës.
  • GH (Hormoni i rritjes) – rregullon rritjen, metabolizmin dhe përbërjen e trupit duke vepruar në mëlçi, kocka, indin dhjamor dhe muskuj.
  • LH (Hormoni luteinizues) dhe FSH (hormoni stimulues i folikulit) – gonadotropinat. Ato veprojnë në vezore ose testikuj për të stimuluar prodhimin e hormoneve seksuale.
  • PRL (Prolaktina) – stimulon prodhimin e qumështit në gjëndrat e qumështit.
  • TSH (Hormoni stimulues i tiroides) -stimulon gjëndrën tiroide të sekretojë hormonet tiroide.
Lobi i pasëm

Pjesa e pasme e hipofizës nuk prodhon në vetvete hormone. Dy hormone prodhohen nga hipotalamusi dhe më pas ruhen në lobin e pasëm përpara se të sekretohen në qarkullimin e gjakut.

  • ADH (Hormoni anti-diuretik i quajtur edhe vazopresinë)- kontrollon ekuilibrin e ujit, kripërave dhe presionin e gjakut.
  • OXT (Oksitocina)  – stimulon kontraktimet e mitrës gjatë lindjes dhe sekretimin e qumështit gjatë ushqyerjes me gji.
Patologji të hipofizës

Sëmundjet e gjëndrës së hipofizës mund të ndahen në tre kategori kryesore:

  • Patologjitë që shkaktojnë prodhim të tepërt të shumë një ose më shumë hormone. Shembujt përfshijnë akromegalinë, sëmundjen e Cushing dhe prolaktinoma.
  • Ato që bëjnë që gjëndra e hipofizës të prodhojë shumë pak nga një ose më shumë hormone. Shembujt përfshijnë mungesën e hormonit të rritjes, diabetin insipidus dhe hipopituitarizmin.
  • Ato që ndryshojnë madhësinë dhe/ose formën e gjëndrës së hipofizës. Përshembull adenomat josekretuese të hipofizës, “empty sella” etj.

Sistemi endokrin është një sistem hierarkik, qendra e të cilit është e pozicionuar në sistemin nervor qendror. Hipotalamusi dhe hipofiza përbejnë shkallën më të lartë të kësaj hierarkie. Kështu që situatat që prekin këto struktura, pasqyrohen me prekjen e gjithë sistemit.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna