Cfare jane flavonoidet dhe nga mund t`i marrim ato?

Me siguri keni dëgjuar se për një dietë të shëndetshmë duhet të hani ushqime me shumë ngjyra. Në fakt, flavonoidet janë ato që i japin ngjyrën e ndezur shumë frutave dhe perimeve.

Çfarë janë flavonoidet?

Flavonoidet janë një lloj fitokimikati ose nje kimikat bimor që gjenden gjerësisht ndër bimë të ndryshme. Ato i japin ngjyrat e ndezura frutave, perimeve dhe luleve dhe kanë treguar të kenë shumë përfitime shëndetësore.

Flavonoidet nuk treten ose përthithen si nutrientë të tjerë si psh. proteinat ose karbohidratet, por shpërbëhen duke na dhënë vetitë e tyre antikoksidante dhe anti-inflamatore.

Flavonoidet grupohen në nënklasa bazuar në strukturën e tyre kimike dhe mënyrën e tyre të shpërbërjes. Ngjyra e ushqimit që hani mund t`ju jap një ide të nënklasës së flavonoideve që po merrni.

Benefitet e flavonoideve

Studimet kanë treguar se flavonoidet kanë një sërë benefitesh mbi shëndetin, përshrirë efektin antioksidant, anti-inflamator dhe anti-kancer. Janë lidhur shpesh me një risk të reduktuar për sëmundje kronike si ato kardiovaskulare, ashtu dhe me përmirësimin e funksionit konjitiv. Disa nga vetitë e flavonoideve i gjeni më poshtë:

Veti anti-kancerogjene

Një studim i vitit 2011 zbuloi se flavonoidet luanin një rol të rëndësishëm kundër kancerit. Flavonolet, një lloj flavonoidi mund të ndihmonjë në ciklin jetësor të qelizës duke minimizuar mundësinë e zhvillimit të disa lloje kanceri.

Shëndeti i zemrës

Zemra është një nga ato organe që përfiton shumë nga një dietë e pasur me flavonoide. Veçanërisht, është parë se ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e simptomave të hipertensionit. Një studim i vitit 2021 ka gjetur një lidhje ndërmjet presionit të ulët të gjakut dhe sasisë së lartë të flavonoideve si mollët, boronicat dhe dardhët. Dieta mesdhetare është ajo e njohur për përmbajtjen e lartë të flavonoideve.

Shëndeti i trurit

Flavonoidet njihen edhe për përmirësimin e shëndetit të turit, duke ulur neuro-inflamacionin dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në tru. Një rishikim literature në vitin 2022 ka zbuluar se duke ngrënë ushqime të pasura me flavonoide përmirësohej funksioni konjitiv dhe memorja, veçanërisht në të moshuar.

Nga mund t`i marrim flavonoidet?

Mënyra më e mirë për të marrë flavonoidet është me ushqimin. Ushqimet e pasura me flavonoide përfshijnë boronicat, manaferrat, agrumet, çaji, vera dhe qepët. Më poshtë gjeni nëngrupet e flavonoideve dhe ushqimet që i përmbajnë ato:

Antocyaninat

Antocyaninat janë një lloj specifik flavonoidesh që i japin shumicës së luleve ngjyrën e tyre të ndezur, kryesisht atyre me ngjyrë manushaqe. Po ashtu, ato gjenden në lëkurën e boronicave dhe manaferrave, duke i dhënë nuancat e lejlasë, rozës dhe të kuqes. Ushqimet që përmbajnë më shumë antocyanina janë:

  • Kumbullat
  • Boronicat e kuqe
  • Boronicat
  • Luleshtrydhet
  • Manaferrat
  • Qershitë
  • Bananet
  • Rrushi i kuq
  • Vera e kuqe
  • Portokallet

Flavononet

Kanë një fuqi të madhe antioksidantë. Ky grup i flavonoideve gjendet kryesisht në agrume si:

  • Limonat
  • Qitrot
  • Portokallet

Flavanolet

Ky grup flavonoidesh është i njohur për vetitë antioksidante dhe përmirësimin e shëndetit kardiovaskular. Mund të gjenden në ushqime si:

  • Çaji i zi
  • Çaji jeshil
  • Kanella
  • Rrushi
  • Vera e kuqe
  • Mollët

Flavonet

Përveçse i japin luleve pigmentin blu dhe të bardhë, flavonet gjenden në shumë erëza dhe perime, si:

  • Specat djegës
  • Trumza
  • Majdanozi
  • Selinoja
  • Rigoni
  • Mentja
  • Kamomili

Izoflavonet

Izoflavonet mund të merren nga ushqimet me përmbajtje soje si tofu dhe edamame.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna