Si funksionon kimioterapia?

Kimioterapia është një nga trajtimet më të shpeshta për kancerin. Barnat e kimioterapisë eliminojnë qelizat tumorale ose ndalojnë rritjen e tyre për të parandaluar përhapjen e tumorit në pjese të tjera të trupit.

Kimioterapia  mund të merret e vetme ose e shoqëruar me radioterapi ose barna të tjera kundër kancerit. Gjithashtu, ajo mund të merret me injeksion ose nga goja.

Për t`i lejuar trupit të rifitojë fuqinë dhe rigjeneremin e qelizave të shëndetshme, kimioterapia aplikohet me cikle disa javore.

Pse është e nevojshme kimioterapia?

Edhe pas kirurgjisë dhe heqjes së plotë të tumorit, qeliza malinje mund të kenë mbetur në organizëm. Këto qeliza mund të rriten dhe shumohen dhe të formojnë një tumor të ri ose të përhapen në pjesë të tjera të trupit.

Kimioterapia ndihmon në eliminimin e këtyre qelizave, zvogëlimin ose ndalimin e rritjes së tyre. Me zvogëlimin e tumorit, kimioterapia mund të ndikojë edhe lehtësimin e simptomave si pasojë e kancerit.

Gjithashtu, në rastet kur kanceri është i përhapur në pjesë të tjera të trupit dhe kirurgjia apo trajtime të tjera lokale nuk janë më një opsion i mundshëm trajtimi, kimioterapia sistemike përdoret për eliminin ose frenimin e rritjes së tumorit.

Si funksionon kimioterapia?

Kimiopreparatet funksionojnë në mënyra ë ndryshme. Ato mund të:

  • Eliminojnë qelizat malinje por edhe ato të shëndetshme
  • Eliminojnë vetëm qelizat malinje
  • Parandojnë formimin e vazave të gjakut, cka frenon rritjen dhe zhvillimin e tumorit
  • Sulmojnë ADN e qelizës malinje për të shkatuar vdekjen e saj

Cilat janë barnat më të shpeshta të përdorura në kimioterapi?

Janë shumë barna që përdoren në trajtimin me kimioterapi. Ato janë të ndara në grupe të ndryshme në bazë të mekanizmit të veprimit.

  • Disa barna dëmtojnë ADN e qelizës tumorale, për të parandaluar riprodhimin e saj. Këto barna njihen si barna alkiluese dhe janë lloji më i vjetër i kimiopreparateve. Ato trajtojnë shumë lloje të ndryshme kanceri si leukozat, limfomat, mieloma multiple, sarkomat, kancerin e gjirit, të mushkërive, ovarit e të tjera. Disa shembuj të barnave alkiluese janë ciklofosfamdi, melfalani dhe temozolomidi. Por ndërsa eliminojnë qelizat e kancerit, ato dëmtojnë edhe qelizat e shëndetshme të palcës së kocakeve, çka mund të rezultojë në një leukozë sekondare në vitet e ardhshme. Për të ulur riskun, zakonisht këto barna jepen në doza më të ulëta. Ndërsa një tjetër grup i barnave alkiluese, qe janë platinet kanë risk më të ulët për leukoza sekondare. Ato janë carboplatina, cisplatina dhe oxaliplatina.  
  • Një tjetër grup barnash që ndikon në metabolizmin e qelizave tumorale, janë atimetabolitët. Antimetabolitët përdoren për trajtimin e leukozave si dhe tumoreve solide si kanceri i gjirit, i ovarit, gastrointesetinal e të tjerë. Barnat që bëjnë pjesë në këtë grup janë 5-fluorouracili, cytarabina, gemcitabina, metotrexati e të tjera.
  • Kimioterapia me antraciklina sulmon enzimat që ndihmojnë në replikimin e ADN. Disa nga barnat në këtë grup janë doxorubicina, epirubicina, daunorubicina, bleomicina e të tjera. Në përgjithësi këto barna janë të limituara në dozë për shkak të efekteve anësore.
  • Barnat e quajtura frenues mitotikë frenojnë riprodhimin e qelizës tumorale. Ato mund të frenojnë edhe prodhimin e proteinave të nevojshme për rritjen e qelizës tumorale. Në këtë grup përfshihen docetaxel, paclitaxel, vinblasitna etj.
  • Një tjetër grup barnash të njohur si frenues të topoizomerazës, gjithashtu sulmojnë enzimat që ndihmojnë në rritjen dhe ndarjen qelizore të qelizave tumorale. Në këtë grup barnash bëjnë pjesë etoposidi, irinotekani, topotekani e të tjera. Disa prej tyre mund të rrisin riskun për një kancer sekondar në vitet e ardshme pas përfundimit të trajtimit.

Cilat janë barnat e tjera kundër kancerit?

Kimioterapia është një modalitet i shpeshtë i trajtimit të kancerit, por në vitet e fundit një vend të rëndësishëm në trajtimin e kancerit kanë zënë trajtimet e targetuara, imunoterapia dhe trajtimet hormonale. Ndryshe nga kimioterapia, këto lloje barnash sulmojnë në përgjithësi vetëm qelizën malinje duke evituar qelizat e shëndetshme. Kjo përkthehen në më pak efekte anësore.

Përzgjedhja e barnave për trajtimin e kancerit është i bazuar në shumë faktorët të cilët vlerësohen nga onkologu për të marrë efektin maksimal të trajtimit me sa më pak efekte anësore.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna