Të trajtojmë dhe të parandalojmë orbitopatinë basedowiane. Për të arritur këtë qëllim duhet që orbitopatia të trajtohet bashkërisht me sëmundjen që e ka shkaktuar atë. Mbajtja në kontroll i hipertiroidizmit lehtëson shenjat e orbitopatisë, si dhe parandalon përkeqësimin e saj.
Lotët artificial për të lehtësuar thatësinë dhe acarimin duhet të përdoren gjithmonë, disa herë në ditë.
Nëse konfirmohet niveli i ulët i seleniumit në gjak, terapi mund të shoqërohet me suplemente të mineralit.
Në fazën e inflamacionit, sipas shkallës, mund të lind nevoja për përdorimin e antiinflamatorëve jo steroid si Ibuprofeni, Ketoprofeni apo edhe kortizonikëve. Kortizonikët mund të jepen nga goja ose me rrugë venoze. Në rast orbitopatie të moderuar – severe, preferohet skema me MetilPrednisolon intravenoz me cikle disa javore.
Një preparat i ri i disponueshëm për sëmundjen e syve tiroide është një imunomodulator i quajtur teprotumumab (Tepezza®).
Radioterapia – Përdorimi i rrezatimit mund të jetë një metodë efikase për uljen e volumit dhe lehtësimin e funksionit të syve. Nuk këshillohet në ekzofltaminë severe dhe në kushte të inflamacionit akut.
Nëse situata nuk përmirësohet me terapinë medikamentoze, ekziston kirurgjia e syve.
Kirurgjia e qepallave: Qepallat e ngushta nuk lejojnë që qepalla e sipërme të zbresë dhe qepalla e poshtme të mos dalë lart. Kjo mund të çojë në dëmtim të kornesë. Kirurgjia e qepallave mund ta bëjë më të lehtë mbajtjen e kornesë të mbuluar.
Kirurgjia e muskujve të syrit dhe kirurgjia e dekompresionit orbital: lehtëson presionin në nervin optik duke e bërë hapjen e syrit më të madhe ose duke hequr indin e tepërt. Operacioni pakëson fryrjen e syrit.
Si ti mbrojmë sytë ndërmjet stilit të jetesës?
Ndryshimi më i rëndësishëm në stilin e jetës është lënia e duhanit. Duhanpirja active ose passive rrit rrezikun e zhvillimit të orbitopatisë nga shtatë deri në tetë here. Gjithashtu e bën më të gjatë fazën e sëmundjes aktive (inflamatore). Përveç kësaj, pirja e duhanit ul efektivitetin e trajtimit.
Këshillohen gjithashtu:
- Përdorimi i kompresave të ftohta në sy
- Mbrojta ndaj rrezeve të diellit duke mbajtur syze dielli.
- Mbajtja e kokës më lart se trupi në pozicion shtrirë.
- Mbyllja e qepallave në mënyrë të ‘sforcuar’ ndërmjet kompresave dhe ‘patch’-ëve. Kjo bëhet për të shmangur thatësirën dhe rrezikun për plagë.
- Mbajtja e syzeve për të reduktuar shikimin e dyfishtë.







Lini një koment