CA 19-9: Markues tumoral, kur rritet?

Analiza për CA 19-9 mat sasinë e kësaj proteine në gjak. Njerëzit e shëndetshëm mund të kenë sasi të vogël të CA 19-9 në gjak. Ndërsa nivel i lartë i CA 19-9 mund të jetë shenjë e një kanceri të traktit gastrointestinal.

Niveli i lartë i CA 19-9 mund të ndodhë edhe në gjendje të pa lidhura me kancerin, si gurët e tëmthit ose cirroza hepatike. Pikërisht se niveli i lartë i CA 19-9 mund të lidhet me disa gjendje të ndryshme shëndetësore që nuk janë gjithmonë të lidhura me një kancer, kjo analizë nuk mund të përdoret për qëllim depistues të tumoreve gastrointestinale.

CA 19-9 rekomandohet kryesisht për të monitoruar efektet e trajtimit për lloje të ndryshme të tumoreve gastrointestinale.

Përse na ndihmon CA 19-9?

Analiza për të matur nivelin e CA 19-9 na ndihmon në:

  • Monitorimin e trajtimit për disa lloje tumoresh gastrointestinale. Vlera e CA 19-9 rritet zakonisht me rritjen e tumorit dhe zvogëlohet me zvogëlimin e tij.
  • Parashikimin e sjelljeve të tumorit.
  • Ndjekjen periodike të pacientëve me kancer te traktit gastrointestinal.
  • Diagnostikim, kur kombinohet me ekzaminime të tjera plotësuese.

Kush duhet të kryejë analizën për CA 19-9?

Personat e diagnostikuar me kancer të traktit gastrointestinal që përfshijnë:

Por në disa raste ky markues mund të rritet edhe në kancerin e ovarit dhe kancerin e vezikës urinare.

Gjatë trajtimit për një nga llojet e mësipërme të kancerit, kjo analizë do ju kërkohet në vazhdimësi nga mjeku për të monitoruar efeket e trajtimit.

Si interpretohen rezultatet?

Nëse niveli i CA 19-9 po rritet. Ky mund të jetë një tregues se tumori po rritet dhe/ose trajtimi nuk po funksionon. Megjithatë, nuk mjafton asnjëherë vetëm një rezultat i rritjes së markuesit tumoral për ta konfirmuar progresin e sëmundjes. Është e nevojshme që një rritje e markuesit të shoqëerohet me ekzaminime plotësuese.

Nëse niveli i CA 19-9 po ulet. Ky mund të jetë një tregues i zvogëlimit të tumorit dhe mbështet gjithashtu efektin e trajtimit.

Nëse niveli i CA 19-9 nuk ka ndryshyar. Ky mund të jetë një tregues se sëmundja  është stabël dhe nuk ka ndryshime.

Cilat sëmundje të tjera rrisin nivelin e CA 19-9?

CA 19-9 mund rritet edhe në gjendje shëndetësore të tjera përvec kancerit. Ato mund të jenë:

  • Pankreatiti
  • Gurët në tëmth
  • Sëmundje të rrugëve biliare
  • Sëmundje të mëlcisë
  • Fibroza cistike

Nëse përgjigja e analizës është mbi normë, duhet të konsultohet gjithmonë me një mjek. Por mos harroni se kjo analizë e vetme as nuk konfirmon diagnozën e kancerit e as nuk e përjashton atë.

Një përgjigje te “Çfarë tregon analiza CA 19-9?”

  1. Avatar Mejrem
    Mejrem

    Nese Ca 19 eshte 42 qka tregon kjo vler.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te Mejrem Anuloje përgjigjen

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna