Mbiveshkorja mund të jetë shkak i heshtur i hipertensionit arterial. Hipertensioni është përgjegjësi kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut (kardiovaskulare). Sipas OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë), mbi një miliardë të rritur të moshës 30-79 vjeç në mbarë botën kanë hipertension. Rreth 46% e të rriturve me hipertension nuk janë të vetëdijshëm se e kanë këtë gjendje. Më pak se gjysma e të rriturve (42%) me hipertension diagnostikohen dhe trajtohen.

Ka dy lloje hipertensioni – parësor (thelbësor) dhe sekondar. Mbi nëntëdhjetë përqind e hipertensionit është tipi primar. Shkaku i tij është i panjohur, por gjenetika dhe faktorë të tillë si marrja e tepërt e kripës, obeziteti, mungesa e ushtrimeve fizike dhe përdorimi i duhanit e alkoolit luajnë një rol në zhvillimin e tij.

Hipertensioni sekondar mund të ndodh si pasojë e situatave të ndryshme mjekësore. Të tilla mund të jenë sëmundja e veshkave, apnea obstruktive e gjumit, çrregullime endokrine, probleme cerebrale etj. Përveç kësaj, një sërë medikamentesh me recetë dhe pa recetë, të tilla si kontraceptivët oralë, agjentët inflamatorë josteroidë, steroidet mund të shkaktojnë hipertension sekondar. Një rol të fuqishëm në zhvillimin e hipertensionit arterial luan sistemi endokrin. Ai përbëhet nga një seri gjëndrash që sekretojnë hormone që trupi i përdor për një gamë të gjerë funksionesh, duke përfshirë rregullimin e presionit të gjakut.

Gjendra e mbiveshkores

Një nga gjendrat endokrine më të rëndësishmë të lidhura me këtë funksion është gjendra e mbiveshkores. E pozicionuar në të dyja anët, në polet e sipërme të veshkës, gjëndrat mbiveshkore janë dy struktura të vogla në formë trekëndore, të ndara në dy pjesë të dukshme nga njëra tjëtra. Po të shohim në brendësi gjendrën, do të vëmë re koren (pjesën e jashtme) ku prodhohen në disa shtresa minerakortikoidet (aldosteroni), glukokortikoidet (kortizoli) dhe androgjenët (hormone mashkullore si DHEAS, Androstenedioni etj.), si dhe pjesa e brendshme që quhet medulla. Në të prodhohen adrenalina dhe noradrenalina. Secila nga zonat funksionale të gjëndrës mbiveshkore mund të identifikohet si burim i tepricës së hormoneve dhe mund të prodhojë sindroma klinike të njohura të shoqëruara me hypertension.

Sindromi Cushing

Sekretimi i tepërt i kortizolit rezulton në sindromën Cushing. Manifestimet e saj karakterizohen kryesisht nga obeziteti, hiperglicemia, hirsutizmi, amenorrea, osteoporoza, çrregullimet e humorit dhe rritja e presionit të gjakut. Hipertensioni vihet re në rreth 85% të rasteve.

Aldosteronizmi primar

Sekretimi i tepërt i hormonit mineralokortikoid (aldosteron) rezulton në  hipertension, hipokalemi, hipernatremi dhe alkalozë metabolike. Rritja e presionit të gjakut është vërejtur zakonisht në formë të moderuar porn ë raste të ralla edhe me kriza.

Defektet enzimatike

Disa anomali të enzimave të nevojshme për shndërrimin e prekursorëve steroide në kortizol mund rezultojnë në zhvillimin e hipertensionit. I tillë është rasti me sindromat e mungesës së enzimës 17-alfa dhe 11beta-hidroksilazë.

Feokromocitoma

Janë tumore që prekin pjesën medulare të gjëndrave mbiveshkore. Ato rezultojnë në tepricë të adrenalinës dhe noradrenalinës. Shumica e këtyre tumoreve janë të njëanshme dhe sporadike. Pacientët und të kene, përveç hipertensionit, episode të takikardisë, dhimbjes së kokës, të përzjera dhe të vjella.

Rëndësia e gjëndrës mbiveshkore në zhvillimin e hipertensionit nuk vjen nga shpeshtësia, pasi është shkaktar vetëm në një përqindje të vogël të rasteve të hipertensionit (0.5–2%). Rëndësia qëndron sepse hipertensioni si rezultat i mosfunksionimit të gjëndrës mbiveshkore priret të shfaqet te pacientët më të rinj, mund të jetë familjare dhe në shumë raste mund të trajtohet përfundimisht.

Diagnoza e sindromave të ndryshme të tepricës së hormoneve është një hap i parë shumë i rëndësishëm në identifikimin, lokalizimin dhe trajtimin e suksesshëm të hipertensionit sekondar nga gjëndra mbiveshkore.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna