Përdorimi i hormoneve dhe suplementeve gjatë aktivitetit fizik është i shpeshtë në botën sportive. Shumë njerëz që fillojnë aktivitet fizik tundohen nga këto produkte për të marrë rezultat më të shpejta. Akoma më shqetësues është fakti se një numër i konsiderueshëm i njerëzve nuk kërkojnë asnjë këshillë mjekësore përpara se t’i marrin këto produkte.

Por sa të rrezikshme bëhen këto suplemente kur merren në mënyrë të pakontrolluar? Çfarë efekti kanë në organizmin tone?

Hormonet anabolike

Hormonet e lidhur me metabolizmin klasifikohen si anabolik (rrisin formimin e indeve) dhe katabolik (rrisin zbërthimin e indeve). Anabolikët përfshijnë insulinën, testosteronin, hormonin e rritjes etj. Katabolik janë kortizoli, glukagoni etj.

Qëllimi i aktiviteti fizik, sidomos atij për rritjen e masës muskulare, është që të mbahen hormonet anabolike të larta dhe hormonet katabolike të ulëta. Për këtë arsye shumë individë kërkojnë ti ndryshojnë balancat artificialisht.

Përdorimi i steroideve anabolik suplementar për të ndërtuar muskuj ka qenë popullor për dekada. Derisa u pane efektet anësore të tyre. Është për këtë arsye që çdo formë e plotësimit të testosteronit është e ndaluar në sport.

Anabolizantët steroid kanë efekte anësore të konsiderueshme në sistemin kardiovaskular. Rrisin tensionin, dëmtojnë vazat e gjakut. Rrisin riskun për infarkt dhe trombozë. Në meshkuj rrisin rrezikun për kancer testikular. Në femra favorizojnë tipare mashkullore, japin çrregullime të ciklit menstrual. Gjithashtu, nëse merren në adoleshencë përshpejtojnë mbylljen e epifizave kockore, përgjegjëse për gjatësinë trupore. Testosteroni dhe të ngjashmit e tij të marrë në doza joterapeutike nxisin sjellje agresive dhe alterim të sistemit nervor.

Nuk ka suplemente jo ushqimore përveç kreatinës që shfaqin efekte të ngjashme me ato anabolike. Edhe në lidhje me kreatinën, efekti aktual në rritjen e muskujve është i kufizuar. Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Ushqimit Sportiv, suplementet e kreatinës rrisin kapacitetin e qëndrueshmërisë në stërvitje me intensitet të lartë në vend që të nxisin ndryshime fiziologjike në vetë muskujt. Për këtë arsye edhe ky supplement duhet të përdoret me rezerva dhe nën monitorim.

Rritja natyrale e hormoneve gjatë aktivitetit fizik

Është e mundur ndikimi i prodhimit të këtyre hormoneve me ushqim dhe stërvitje. Hormoni i rritjes, IGF-1, testosteroni dhe kortizoli i përgjigjen të gjitha intensitetit të stërvitjes me pesha.

Insulina dhe glukagoni ndikohen gjithashtu nga stërvitja dhe dieta, shpesh në kundërshtim me hormonet anabolike. Ka disa qasje ndaj dietës dhe stërvitjes që mund të përmirësojnë përgjigjen anabolike duke zbutur përgjigjen katabolike.

Përmirësimi i ciklit të gjumit, duke përfshirë mbajtjen e një orari të rregullt të gjumit, rrit prodhimin e GH, i cili arrin kulmin gjatë gjumit të thellë dhe mund të vazhdojë edhe pas zgjimit. Në të kundërt, gjumi i parregullt kontribuon në uljen e niveleve të GH.

Nëse vetë aktiviteti fizik nxit çlirimin e shëndetshëm të hormoneve, përdorimi i tyre si shtesa për të pasur rezultate më shpejta dhe të sigurta, shoqërohet me pasoja të pakëndshme në organizëm.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna