Pushimet dimërore po afrojnë shpejt – a i keni ndezur dritat e bredhit, keni paketuat dhe keni zgjedhur dhurata? Nëse jo, mos u shqetësoni. Ne mund të heqim një pjesë të barrës me sygjerimet nga Fondacioni i veshkave (NKF), pesë dhurata që janë perfekte për të dashurit tuaj që trajtohen me dializë ose vuajne nga sëmundja kronike e veshkave.
1. Objekte që eleminojnë stresin dhe ankthin
Midis takimeve të mjekëve, orareve të mjekimit dhe seancave të dializës, bashkëjetesa me sëmundjen kronike të veshkave mund të jetë tepër stresuese.
Ndihmoni të dashurin tuaj të lehtësojnë stresin me:
- Një ditar
- Abonim në klasën e jogës
- Top anti-stres
- Libra për t’u ngjyrosur për të rritur dhe shkumësa me ngjyra ose lapsa me ngjyra
- Kartë dhuratë për një aktivitet që ata gëzojnë ose një shërbim që u nevojitet
- Qirinj aromatik
- Libra
2. Veshje miqësore për dializën
Dializa është një trajtim që shpëton jetë që ndihmon në largimin e toksinave nga trupi, por njerëzit mund të përjetojnë ende simptoma të sëmundjes së veshkave si ënjtje, probleme me gjumin dhe kruajtje.
Mes blerjes së mjekimeve dhe pamundësisë për të punuar, për të marrë pjesë në dializë ose takime me mjekë, bashkëjetesa me sëmundjen kronike të veshkave mund të jetë e shtrenjtë. Për disa, blerja e një gardërobë krejt të re mund të jetë e parealizueshme. Ju mund të ndihmoni duke i blerë të dashurve tuaj veshje të reja që i përshtaten.
- Xhupa për dializë me akses në fistul ose kateter
- Çorape me kompresim
- Këpucë ose pantofla të rehatshme
- Doreza të rehatshme
- Maska e syve për ngrohje dhe ftohje
- Këmisha më të mëdha
3. Libra gatimi për ushqime të përshtatshme për dializë
Shumë njerëz në dializë duhet të ndjekin një dietë që kufizon nga shumë ushqime që përmbajnë natrium, kalium dhe fosfor. Ata gjithashtu mund të kenë nevojë të ndjekin kufizime për lëngje dhe të hanë më shumë ushqime që përmbajnë proteina. Gjetja e recetave të reja që përputhen me këto kufizime ushqyese mund të jetë sfiduese, por librat e gatimit të përshtatshëm për dializë mund të ndihmojnë!
Nëse dëshironi të jeni më kreativë, dizajnoni librin tuaj të gatimit duke përdorurdisa receta të përshtatshme për dializë.
4. Krijoni mundësi për të ndjekur hobin e preferuar
Këtu janë gjashtë hobi për të frymëzuar blerjen tuaj:
- Video ose lojëra tavoline
- Pajisje për pikturë ose vizatim
- Vegla për thurje, thurje me grep ose qepje dhe pëlhurë
- Gdhendje në dru ose sapun
- Komplet shtëpie miniaturë
- Kurs online për artet dhe zanatet
5. Dhurata e fundit – një veshkë
Sigurisht që është një hap i madh, por a keni menduar ndonjëherë të bëheni një donator i gjallë? Kur dhuroni një veshkë, i jepni marrësit dhuratën më të madhe – dhuratën e jetës. Ndërsa dhurimi i një organi mund të duket i frikshëm, procesi është përgjithësisht i sigurt, me shumë donatorë që shërohen brenda javësh.
Tre fakte për dhurimin e veshkave:
- Mund të jetoni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme me një veshkë.
- I nënshtroheni një vlerësimi të kujdesshëm për t’u siguruar që jeni fizikisht dhe mendërisht në gjendje të dhuroni
- Hulumtimet kanë treguar se dhurimi i një veshke ka një rrezik minimal të komplikimeve për dhuruesin.







Lini një koment