Terapia hormonale në menopauzë është trajtimi më efektiv për simptomat e lidhura me këtë proçes. Gjatë menopauzës, nivelet e estrogjenit bien. Disa gra përjetojnë simptoma si afsh, djersitje dhe thatësi vaginale. HRT (i njohur gjithashtu si terapi hormonale e menopauzës ose terapi zëvendësuese) vjen në disa variante.
Alternativat terapeutike
Terapia me estrogjen: Preferohet në femrat që kanë hequr mitrën (histerektomi). Estrogjeni vjen në forma të ndryshme. Pilulat dhe patch-et e përditshme janë më të njohurat, por hormoni është gjithashtu i disponueshëm në një unazë vaginale, xhel ose spraj.
Pilula të estrogjeni – Pilulat janë trajtimi më i zakonshëm për simptomat e menopauzës.Shumica e pilulave të estrogjenit merren një herë në ditë pa ushqim.
Patch estrogjeni – Patch mund të ngjitet në lëkurën e barkut. Në varësi të dozës, disa prej tyre zëvendësohen pas disa ditësh, ndërsa të tjerë mund të mbahen për një javë.
Estrogjeni topikal – Kremrat, xhelat dhe spraj-et ofrohen si alternativë. Ashtu si me patch-in, ky lloj trajtimi absorbohet përmes lëkurës. Specifikat për mënyrën e aplikimit të këtyre kremrave ndryshojnë, megjithëse ato zakonisht përdoren një herë në ditë.
Estrogjeni vaginal – Estrogjeni vaginal vjen në një krem, unazë vaginale ose ovula. Në përgjithësi, këto trajtime janë për gratë që kanë shqetësime veçanërisht nga thatësia vaginale, kruajtjet dhe djegia ose dhimbja gjatë marrëdhënies seksuale. Shumica e unazave vaginale duhet të zëvendësohen çdo tre muaj. Tabletat vaginale përdoren çdo ditë për disa javë. Kremrat mund të përdoren çdo ditë, disa herë në javë ose sipas një orari të ndryshëm.
Progestinat orale -Të marra në formë pilule, progestinar përfshijnë medroksiprogesteronin acetat dhe pilulat sintetike të progestinës (noretindrone, norgestrel). Hulumtimet sugjerojnë se progesteroni natyral mund të mos ketë një efekt negativ në lipide dhe është një zgjedhje e mirë për gratë me nivele të larta të kolesterolit. Përveç kësaj, progesteroni natyral mund të ketë avantazhe të tjera kur krahasohet me acetatin e medroksiprogesteronit.
Pajisjet intrauterine me dozë të ulët (IUD) me levonorgestrel janë miratuar për parandalimin e shtatzënisë dhe kontrollin e gjakderdhjes.
Terapia e kombinuar hormonale
Terapia hormonale me estrogjen/progesteron – Kjo shpesh quhet terapi e kombinuar, pasi kombinon doza të estrogjenit dhe progestinës, forma sintetike e progesteronit. Marrja e estrogjenit me progesteron ul rrezikun për kancer të endometriumit, shtresës së brendshme të mitrës, krahasuar me marrjen vetëm të estrogjenit. Ndërsa përdoret përgjithësisht si një formë e kontrollit të lindjes, progesteroni mund të ndihmojë në trajtimin e shumë simptomave të menopauzës, siç janë afshet.
Cilat janë përfitimet e terapisë së zëvendësimit të hormoneve?
HRT mund të:
- Lehtësoj afshet dhe djersitjet e natës
- Lehtësoj gjumin.
- Pakësoj thatësinë dhe kruajtjen vaginale
- Redukton dhimbjen gjatë marrdhënies seksuale
- Ndihmon në parandalimin e frakturave të shkaktuara nga osteoporoza
- Ul riskun për demencë dhe për shfaqje të sëmundjeve kardio-vaskulare.
Cilat janë rreziqet e terapisë hormonale?
HRT mund të rrisë shanset për:
- Kanceri i endometrit, nëse merret terapi vetëm me estrogjen dhe ka ende mitër.
- Mpiksjen e gjakut (trombemoli)
- Aksidente cerebrovaskulare
- Kancer të gjirit
HRT vjen me efekte anësore. Të tilla janë enjtja ose ndjeshmëria e gjirit, dhimbja e kokës, ndryshimet e humorit, nauze, gjakderdhje vaginale etj.
Risku për efekte anësore ulet nëse fillohet HRT brenda 10 viteve të menopauzës ose para moshës 60 vjeç, merret dozë e ulët për kohë të shkurtër dhe bëhen kontrolle rutinë te mjeku.







Lini një koment