Menopauza është shndërrimi normal i trupit femëror. Ajo përcaktohet si cikli i fundit menstrual. Duke qenë se ndërprerja e menstruacioneve është e ndryshueshme nga femra në femër dhe shumë prej simptomave që mendohet se kanë lidhje me menopauzën mund të ndodhin para ndërprerjes së tyre, rrallë ka një çast të saktë përcaktues të këtij proçesi.
Terma të tjerë të përdorur janë perimenopauza, e cila i referohet një periudhë që fillon disa vite më parë dhe vazhdon pas ngjarjes së menopauzës, dhe klimakterike, e cila i referohet kohës pas ndërprerjes së funksionit riprodhues. Fenomeni fiziologjik dhe simptomatik mund të zgjasë nga disa muaj në disa vite.
Cilët janë faktorët që ndikojnë?
Mosha mesatare e menopauzës në popullatë është 50-52 vjeçe. Por ka shumë faktorë që ndikojnë në moshën e shfaqjes. Fillimisht mosha është e programuar gjenetikisht. Kjo do të thotë që faktori kryesor përcaktues për moshën e menopauzës është gjenetik. Studime kanë treguar lidhje familjare për moshën (mosha individuale përkon deri diku me moshën e pjesëtareve të tjera të familjes).
Përtej faktorit gjenetik, gjëndja e përgjithshme shëndetësore ndikon në shfaqjen parakohe të menopauzës. Statusi i vështirë socio-ekonomik rezulton në menopauzë më të hershme. Duhanpirja e përshpejton një deri në dy vjet proçesin. Kequshqyerja dhe statusi vegjaterian janë gjetur sinjifikant në përshpejtimin e menopauzës, ndërkohë indeksi i masës trupore (BMI), është gjetur në disa studime si faktor vonese.
Menopauza para moshës 40 vjeçare konsiderohet e parakohshme. Anasjelltas, deri në moshën 58 vjeç, 97% e grave do të kenë kaluar menopauza.
Menopauza është një proçes hormonal tranzicioni. Gjatë tij, rezervat ovariale shkojnë drejt përfundimit. Kjo reflektohet me ndryshime hormonale. Estrogjeni dhe Progrestori bien, ndërkohë FSH, LH (hormone hiporfizare rriten). Nga pikëpamja hormonale, menopauzë konsiderohet FSH mbi 30.
Shenjat dhe shqetësimet e periudhës së menopauzës varen nga këto ndryshime hormonale.
Disa nga simptomat e menopauzës
Disa nga shqetësimet që shoqëron një femër në perimenopauzë janë:
- Cikël i parregullt deri në ndërprerjen e plotë të tij
- Thatësi vaginale
- Afshe
- Të dridhura
- Djersitje sidomos natën
- Probleme me gjumin
- Ndryshime të humorit
- Shtim në peshë dhe ngadalësim të metabolizmit
- Flokë të holluar dhe lëkurë të thatë
- Humbja e plotësisë së gjirit
Femrat në menopauzë janë më të rrezikuara për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, osteoporozë, infeksione urogenitale dhe probleme metabolike si diabeti mellitus.
Për të pasur një tranzicion të lehtë në këtë proçes natyral dhe fiziologjik është e rendësishme që të bëhet një konsultë me specialistin endokrinolog.







Lini një koment