Veshka e moshuar

Tashmë, po përballemi me sfidën e një “bote të plakur”. Projeksioni epidemiologjik për vitin 2050 thotë se 1.6 miliardë njerëz në botë do të jenë të moshës 65 vjeç e lart, kështu që në të ardhmen rëndësia e sëmundjeve kronike që prekin popullatën e moshuar do të rritet ose do të jetë e vështirë t’i jepet përgjigje e saktë plakjes aktive dhe të shëndetshme.

Çfarë është veshka e moshuar?

Ndërsa mosha përparon, ashtu si dhe organet e tjera edhe veshkat pësojnë ndyshime në strukturë dhe në funskionin e tyre. Në nivel makroskopik, që mund të shikohet me sy të lirë, është raportuar që vëllimi dhe pesha e veshkave reduktohen me një përqindje të caktuar ndër vite.

Gjatësia e veshkave te të rinjtë në të 30-at e tyre është rreth 11.3 cm, ndërsa në të 70-at reduktohet deri në 10.5 cm. Pesha mesatare e veshkave është 432 gram tek të rriturit më të rinj se 40 vjeç, ndërsa tek individët më të vjetër se 80 vjeç kjo peshë është ulet në 327 gram. Në nıvel mikroskopik është raportuar se hialinoza (fibroza) rritet në arteriola duke shkaktuar sklerozë, numri i nefroneve zvogëlohet dhe rritet shkalla e glomerulave sklerotike.

Ndryshimet fiziologjike renale që lidhen me plakjen janë: rritja e rezistencës vaskulare renale (për shkak të arteriolosklerozës, pllakave të kolesterolit të formuara në enët e vogla të gjakut), ulja e kapacitetit vazodilatues pas infuzionit të acetilkolinës dhe ngarkimit të kripës, ulja e shkallës së filtrimit glomerular (ulja e funksionit të veshkave, GFR), rritja e presionit të filtrimit, ulja e aftësisë së përqendrimit dhe ulja e niveleve të reninës dhe aldosteronit (hormone që kontrollojnë presionin e gjakut, duke shkaktuar hipertension).

Plakja gjithashtu shkakton dëmtime të podociteve, të cilat mund të shoqërohen me proteinuri. Shoqata ndërkombëtare të veshkave bëjnë të dıtur se ky përkeqësim fillon në moshën 40 vjeçare dhe avancon gradualisht, gjithashtu raportohet se GFR në këtë moshë fillon dhe bie me 0.8ml/kg/1.73m2.

Studime të shumta raportojnë që dëmtimi i funksionit të veshkave, ulja e GFR, shkaktohet kryesisht nga kequshqyerja, toksinat uremike, dobësimi i sistemit imunitar dhe nga faktorët hemodinamik si mos stabilizimi ı tensionit. Gjithashtu sëmundje të ndryshme si Diabeti Mellitus, Hipertensioni, Glomerulonefritet janë faktorë risku për dëmtimin e funskionit të veshkave dhe uljen e GFR.

Si mund të parandalojmë plakjen e veshkave?

Një dietë e shëndetshme për veshkat dhe aktiviteti fizik janë mënyra që ju ndihmojnë në mbrojtjen e veshkave nga dëmtimet e mëtejshme. Duhet të kufizoni disa ushqime (veçanërisht kripën) dhe lëngje në mënyrë që lëngjet dhe mineralet si elektrolitet të mos grumbullohen në organizëm. Në të njëjtën kohë, do të duhet të siguroheni që të konsumoni sasinë e duhur të proteinave, kalorive, vitaminave dhe mineraleve.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna