Letrozole - Femara, terapia hormonale në kancerin e gjirit

Letrozole është një medikament për trajtimin e kancerit të gjirit. Indikohet në kancerin e gjirit hormonal, pra kur tumori shpreh receptorët hormonalë (HR+).

Letrozoli mund të jepët:

  • Si trajtim pas kirurgjisë, ky trajtim njihet si trajtim adjuvant. Në këtë rast jepet me qëllim parandalimin e rikthimit të sëmundjes.
  • Gjithashtu, mund të jepet edhe si trajtim në kancerin e gjirit metastatik, në kombinim me inhibitorët CDK4/6 (Palbociclib, Ribociclib, Abemaciclib).

Faktet kryesore

  • Rekomandohet të merret 2.5mg, 1 herë në ditë, në të njëjtën orë cdo ditë.
  • Mund të merret nga 5 deri në 10 vjet.
  • Efektet anësore më të shpeshta janë afshet e nxehta, çrregullim i gjumit, lodhje dhe luahtje humori.
  • Efektet anësore përmirësohen pak muaj nga fillimi i mjekimit.
  • Gjatë trajtimit është e rëndësishme të monitorohet presioni i gjakut, kolesteroli dhe densiteti kockor.

Si funksionon letrozoli?

Letrozoli është një terapi hormonale për kancerin e gjirit, i cili bën pjesë në grupin e inhibitorëve të aromatazës. Vepron duke ulur sasinë e estrogjenit në trup. Mund të merret nga gratë në menopauzë ose në gratë premenopauzante në kombinim me barna që frenojnë funksionimin e ovareve (psh. goserelin).

Mund ta gjeni me emrin Femara ose emra të tjerë tregëtarë me përmbatje letrozoli.

Efektet anësore të letrozolit

Si çdo medikament tjetër edhe letrozoli mund të shkaktojë efekte anësore, edhe pse në përgjithësi tolerohet mirë.

Efektet anësore e lehta
  • Afshe të nxehti
  • Skuqje të fytyrës
  • Djerësitje
  • Dhimbje kyçesh
  • Dobësi trupore
  • Ënjtje (këmbësh dhe/ose kyçesh)
  • Dhimbje koke
  • Marramendje
  • Dhimbje kockash

Shumica e efekteve anësore largohen në pak javë pas përdorimit. Por nëse persistojnë duhet të konsultoheni me onkologun tuaj.

Efekte anësore serioze

Në përgjithësi letrozoli është një medikament i sigurt dhe nuk shkakton efekte anësore të rënda. Megjithatë, ato mund të ndodhin dhe në këto raste duhet të konsultoheni menjëherë me onkologun tuaj. Ndër këto efekte përfshihen:

Reduktimi i densitetit kockor

Letrozoli mund të shkaktojë reduktim të densitetit kockor (dobëson kockat). Ulja e nivelit të estrogjenit ndikon në shëndetin e kockave duke shkaktuar dobësimin e tyre, deri në osteoporozë. Kjo gjendje rrit rrezikun për fraktura përgjatë trajtimit me letrozol.

Për këtë arsye, onkologu mund t`ju kërkojë të kryeni ekzaminimin për matjen e densitetit kockor, në mënyrë që të mund të japë trajtimin e duhur në kohë.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna