Kanceri i ovarit

ADN-ja pëson dëmtime të vazhdueshme e njëkohësisht edhe riparime të vazhdueshme të këtyre dëmtimeve. Riparimi i këtyre dëmtimeve ndodhë në mënyra të ndryshme. Një ndër këto mënyra ndodhë nëpërmjet sistemit HRR (homologous recombinant repair).

Disa mutacione, siç janë mutacionet në gjenet BRCA1/BRCA2 dhe mutacione të tjera gjenetike, ndikojnë në sistemin HRR, duke penguar prodhimin e proteinave të nevojshme për riparimin e ADN-së, çka shkakton akumulim të mutacioneve të shumta, duke nxitur përfundimisht zhvillimin e një kanceri.

Çfarë është HRD?

Për të kuptuar HRD duhet të shpjegojmë si fillim se çfarë është HRR (homologous recombinant repair) – një sistem kompleks që ka si funksion riparimin e ADN-së, duke përdorur një kopje të shëndetshme të ADN-së si model për riparimin.

Kur flasim për defiçencë ose mos funksionim siç duhet të HRR, termi ndryshon në HRD (homologous recombination deficiency). Mos funksionimi siç duhet i këtij sistemi çon në akumulimin e mutacioneve të pariparuara e si përfundim në zhvillim të kancerit.

Çfarë përfshin testi HRD?

Testimi i HRD-së përfshin mutacionet në gjenet BRCA1/BRCA2 si dhe cikatrikset gjenomike. Këto cikatrikse gjenomike masin në mënyrë indirekte HRD, duke nxjerrë në pah gjurmë permanente të ndryshimeve gjenomike të shkaktuara nga mos riparimi i ADN-së.

Vlerësimi nëse kemi të bëjmë ose jo me nje tumor HRD pozitiv kryhet me tri matje të pavarura të instabilitetit gjenetik duke kalkuluar si përfundim një pikëzim për HRD. Këto matje përfshijnë:

  • Humbje të heterozigozitetit (LOH): Te gjithë njerëzit kanë 2 versione (alele) të secilit gjen. Humbja e heterozigozitetit do të thotë humbje e përhershme e një kojpe të alelit të një gjeni, në një pjesë specifike të kromozomit.
  • Numri i disbalancave telomerike (TAI): Numri i regjioneve në nje kromozom me disbalanca alelike, ku dy alelet e një gjeni shprehen në nivele të ndryshme.
  • Tranzicione të shkallës së lartë: Ndryshime gjenomike që përfshijnë thyerjet kromozomike.

Përse ka rëndësi testi HRD në kancerin e ovarit?

Testimi i HRD mund të ndihmojë në përcaktimin e prognozës dhe personalizimin e trajtimit për kancer ovari. Ky test ndihmon në përcaktimin e një plani trajtimi, sic është trajtimi i targetuar me PARP inhibitorë.

PARP inhibitorët janë terapi të targetuara që bllokojnë veprimin e një enzime në qelizën tumorale, duke e penguar riparimin e ADN-së së qelizës tumorale dhe duke shkaktuar në këtë mënyrë vdekjen e saj. Barnat e aprovuara PARP inhibitore janë: Olaparibi, Rucaparibi dhe Niraparibi.

Rreth gjysma e pacienteve me kancer ovari tip seroz i gradës së lartë, janë HRD pozitiv. Këto paciente kanë më shumë mundësi të përfitojnë nga trajtimi me PARP inhibitorë.

Kush duhet të kryejë testin HRD?

Testi HRD zakonisht kryhet në pacientet e sapo diagnostikuara me kancer ovari. Testimi somatik është një ndër stategjitë e përdorura. Testimi për mutacione somatike kryhet në masën tumorale (biopsi). Ky lloj testimi kontrollon për mutacione prezente në qelizën tumorale. Në testimin për mutacione somatike nuk mund të identifikohen mutacione germinale (te trashegueshme), por shpesh rezultate të këtij testi sugjerojnë për prezencën e mutacioneve germinale, çka i bën mjekët të kërkojnë të konfirmojnë mutacionet e trashëguara me anë të testeve të tjera gjenetike që merren në gjak ose salivë.

Të dy llojet e mutacioneve, si ato somatike dhe ato germinale japin informacion klinik shumë të rëndësishëm të cilat na tregojnë për predispozitën familjare për kancer ovari apo lloje të tjera kanceri si dhe për personalizimin e trajtimit të pacienteve me kancer ovari.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna