Sindromi i ovarit policistik (PCOS) është një tërësi shfaqjesh klinike që karakterizohen nga çregullime metabolike të lidhura me insulinën, hormonet femërore dhe ato mashkullore. Për të vendosur diagnozën bazohemi në disa kritere.

Prania e kritereve të mëposhtëm na bën të dyshojmë për PCOS:

  •  Shenja të hiperandrogjenizmit (psh qimëzim i shtuar dhe/ose akne e moderuar-severe)
  • Çrregullim i ciklit menstrual
  • Ovare polikistike (një ose të dyja)
  • Obeziteti dhe/ose insulinorezistenca

Në shumicën e rasteve pamja nuk është tipike dhe kriteret nuk plotësohen të gjithë por thellimi në diagnozë duhet të bëhët edhe në format joklasike.

Hapat diagnostik

PCOS duhet dyshuar në çdo femër në moshë riprodhuese që paraqitet me çrregullim të ciklit dhe shenja të hiperandrogjenizmit (akne, hirsutizëm, rënie flokësh tipike mashkullore).

Shumica e femrave me hirsutizëm kanë PCOS ndërsa femrat me ovare polikistike në ekografinë transvaginale pa të dhëna të tjera klinike nuk kanë PCOS dhe nuk kanë nevojë për ekzaminime të mëtejshme.

Në hapat diagnostik përmenden vlerësimi klinik i pacientes, matja e parametrave antropometrik (pesha, gjatësia, BMI, masa dhjamore etj.), ekografia e ovareve (prania dhe numri i kisteve në ovare), bilanci metabolik ku përfshihen hormone femëror, mashkullor (androgjenët) dhe insulinorezistenca ndërmjet HOMA IR.

Trajtimi i PCOS

PCOS është një sindrom gjenetik dhe për rjedhojë ne nuk trajtojme shkakun primar por korrigjojmë zhvillimet e tij në organizëm.

Qëllimet e trajtimit përfshijnë:

  • Përmirësimin e shenjave të hiperandrogjenizmit (hirsutizmit, akneve, rënien e flokëve).
  • Menaxhimin e çregullimeve metabolike dhe reduktimin e riskut për diabet dhe sëmundje kardiovaskulare.
  • Parandalimin e hiperplazisë endometriale që ndodhin si rrjedhojë e anovulacionit kronik.
  • Kontracepsioni për pacientet që nuk kërkojnë shtatzani.
  • Nxitje të ovulacionit për femrat që kërkojnë shtatzëni.

Trajtimi për PCOS përfshin ndryshime në stilin e jetesës dhe medikamente. Por kjo ndryshon sipas rastit.

Modifikimet e stilit të jetës për femrat mbipeshë dhe obeze janë më efektive se një dozë e vogël trajtimi medikamentoz. Metformina preferohet në problemet metabolike, në pacientet me BMI mbi 25 që nuk kane pasur rezultat nga ndryshimet në dietë dhe aktivitet fizik.

Kontraceptivet oral janë baza e trajtimit farmakologjik për femrat me PCOS për menaxhim te hiperandrogjenizmit, disfunksionit menstrual si dhe për sigurim të kontracepsionit. Terapisë mund ti shtohen sipas nevojës edhe medikamente anti androgjenike më specifike.

PCOS mbart rrezik më të lartë për zhvillimin e kancerit të mitrës, diabetit mellitus, dislipidemisë, dhjamosjes së mëlçisë, sindromit të apnesë së gjumit dhe sëmundjeve të zemrës.

Për këtë arsye diagnoza e hershme dhe trajtimi i duhur është shumë i rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacienteve me PCOS.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna