kanceri i gjirit densiteti kockor

Trajtimet moderne për kancerin e gjirit janë vërtetë shumë efektive. Për pacientët me kancer gjiri të hershëm, mbijetesa 10 vjeçare tashmë arrihet në 90% të rasteve dhe në shumicën dërrmuese të rasteve pacientet konsiderohen të shëruara pas 10 viteve nga diagnostikimi.

Këto rezultate arrihen me anë të trajtimeve si terapitë endokrine, psh. tamoksifeni ose inhibitorët aromatazës. Për shumicën e pacientëve, terapia endokrine jepet për shumë vite dhe shpesh shkon deri në 10 vjet. Këto barna janë shumë efektive, por kanë një efekt anësor të rëndësishëm, i cili ndodh për shkak të uljes së nivelit të estrogjenit në gjak. Edhe pse ky është efekti i dëshiruar në pacientet me kancer gjiri me receptorë hormonalë pozitiv, në anën tjetër ndikon në përkeqësimin e shëndetit të kockave.

Si ndikon ulja e estrogjenit në shëndetin e kockave?

Estrogjeni është i nevojshëm për ruajtjen dhe formimin e kockave. Kur qëllimisht reduktojmë nivelin e estrogjenit për të trajtuar kancerin e gjirit, ndikojmë njëkohësisht edhe në shëndetin e kocave. Në fakt, në disa studime është parë se efektet anësore të shëndetit të kocakve, në pacientet e moshuara me kancer gjiri me risk të ulët për rekurrencë, është më e rrezikshme se një relaps i mundur i kancerit të gjirit.

Psh, induktimi i osteoporozës ose frakturave në pacientet e moshuara me kancer gjiri, mund të jetë shumë i rrezikshëm. Fatmirësisht, ky efekt anësor mund të menaxhohet me përdorimin e bisphosphonateve (zometa) dhe denosumabit. Këto barna përdoren gjerësisht edhe në trajtimin e osteoporozës në pacientet pa kancer gjiri.

Onkologët përballen me raste të ngjashme si osteoporoza në pacientët me kancer gjiri që kanë nevojë për terapi endokrine. Për këtë arsye, rekomandohet trajtimi me barnat anti-resorbuese të cilat shërbejnë si parandaluese të dëmtimit të kockave.

Shumë studime janë kryer për këtë qëllim dhe është parë se përdorimi i këtyre barnave redukton incidencën e frakturave dhe ruan densitetin kockor.

Zakonisht, rekomandohet një analizë e densitet kockor para fillimit të trajtimit dhe më pas ripërsëritje e këtij ekzaminimi 1 vit nga trajtimi. Fiziologjia e kockave është një mekanizëm i ngadaltë dhe nuk ka kuptim të matet më shpesh se kaq. Në rast se ekzaminimi fillestar tregon për risk të humbjes së masës kockore, konsiderohet trajtimi me bisphosphonate ose denosumab.

Mbani mend:

  • Efekti anësor kryesor i terapisë endokrine në kancerin e gjirit është humbja e densitetit kockor, i cili shoqërohet me risk të lartë për fraktura.
  • Në pacientët me risk të ulët për rekurrencë të kancerit të gjirit, veçanërisht në pacientet e moshuara, efektet anësore të lidhura me trajtimin janë më të rrezikshme se rikthimi i mundshëm i sëmundjes.
  • Trajtimi me bisphosphonate ose denosumab është i rekomanduar në pacientet e moshuara që marrin terapi endokrine.
  • Matja fillestare e densitetit kockor është e rëndësishme para fillimit të trajtimit dhe më pas 1 vit nga trajtimi me terapi endokrine për të shtuar ose jo trajtimin për osteoporozën e induktuar nga terapia endokrine.
Avatar Dr Kleida Mati

Dr. Kleida Mati – Mjeke Onkologe

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna