Endopredict

Roli i informacioneve molekualre për të lehtësuar vendimin për trajtimin e kancerit të gjirit është tashmë shumë i rëndësishëm në menaxhimin e duhur të kancerit të gjirit. Testet molekulare që i lejojnë onkologëve të kuantifikojnë riskun e rikthimit të sëmundjes janë të aksesueshme prej shumë vitesh. Këto teste përdoren për identifikimin e pacientëve që mund të përfitojnë ose jo nga trajtimi adjuvant me kimioterapi përvec trajtimit me terapi endokrine.

Testi EndoPredict

Endopredict, është nje test gjenetik prognostik për kancerin e gjirit, i cili analizon shprehjen e ARN-së për 12 gjene, i cili është njëkohësisht i korreluar me tipare klinike të tumorit (madhësia e tumorit dhe statusi i limfonodujve), për të parashikuar një rekurrencë 10 vjeçare të sëmundjes.

Rezultatet e këtij testi përdoren nga onkologët për të marrë vendimin e duhur mbi trajtimin, pra në thelb për të kuptuar se cilët pacientë kanë risk të ulët për rikthim të sëmundjes dhe mund të shmangin kimioterapinë dhe cilët pacientë kanë risk të lartë për rikthim të sëmundjes dhe duhet të marrin kimioterapi.

Testi i Endopredict është validuar në studime retrospektive dhe prospektive dhe është inkorporuar në udhëzuesit e ASCO dhe NCCN për menaxhimin e kancerit të gjirit.

Cilët pacientë përfitojnë nga ky test?

Endopredict indikohet në pacientët me kancer gjiri me receptorë të estrogjenit pozitiv (ER+), HER2-, stad i hershëm i kancerit të gjirit, me maksimuni deri në 3 limfonoduj te prekur nga sëmundja (0-3).

Si kryhet testi Endopredict?

Testi i Endopredict kryhet në masën tumorale që është marrë për biopsi, ndaj pacienti nuk duhet t`i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera për të kryer këtë test. Është nje test që rezultatet e të cilit vonojnë rreth 3-4 ditë. Interpretimi i përgjigjes së testit kryhet nga mjeku onkolog, i cili në bazë të rezultatit merr vendimin mbi trajtimin, nëse do të jetë i nevojshëm trajtimi me kimioterapi ose jo.

Avatar Dr Kleida Mati

Dr. Kleida Mati – Mjeke Onkologe

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna