Sheqeri përdoret si shtojcë për pëgatitjen e ilaçeve të ndryshme. Medikamentet rrallëherë konsiderohen si burim sheqeri por është e rëndësishme të dihet që shumica e tyre në përmbajtjen e tyre kanë edhe sheqer të formave të ndryshme.

Aditivët ose lëndët shtesë

Ilaçet gjendet në forma, përmasa dhe doza të shumëllojshme. Ato përbëhen nga principi aktiv, që i jep edhe emrin ilaçit dhe është arsyeja për të cilën përshkruhet nga mjeku. Po ashtu ka substanca të tjera që quhen ekscipient ose aditiv. Në mënyrë që ilaçi të  ruajë formën e vetë duhen materiale shtesë të cilat duhet të jenë të pranishme. Kjo pa influencuar në efektin e principit aktiv. Për këtë arsye përdoren lëndë si aspartami, saharina, acidi oleik, laktoza, lecitina soja, vaj palme, parafina etj. Ekzistojnë reth 30 000 lëndë që klasifikohen inaktive dhe në çdo tabletë përllogariten afërsisht 7-8 prej tyre.

Roli i këtyre lëndëve është në ruajtja e formës, dhënia e ngjyrës apo e shijes, lehtësimi i konservimit të produkteve etj. Reth 75% e ilaçeve përbëhen nga lëndët inaktive.  Përgatitja e tyre realizohet duke marrë parasysh që këto lëndë të ndikojnë sa më pak por një pjesë e tyre shfaqin efekte anësore.

Efektet anësore të përbërësve shtesë

Lëndë si laktoza, boja, mund të shkaktojnë reaksione alergjik. Të tilla janë irritimi i lëkurës, skuqja e syve e deri në reaksione më të rënda jetë kërcënuese.

Preparatet që shoqërojnë tabletat orale si gluteni mund të japin shqetësime gastro intestinale si diarre, nauze, fryrje barku.

Sheqeri si shtojcë e tabletave

Disa lloje sheqeri përodren në përgatitjen e barnave. Mes tyre, saharoza është më i shpeshti. Krahas shijes dhe strukturës, sheqeri përdoret gjithashtu ndihmon në pamje, lehtësinë e transportit dhe ruajtjes. E veshur me sheqer, një tabletë mbrohet nga efektet e dëmshme të ajrit dhe lagështisë, është më e lehtë për t’u gëlltitur për shkak të një shije të përmirësuar dhe, pasi të kombinohet me agjentët ngjyrues, është shpejt e identifikueshme.

Saharoza është përdorur që nga lashtësia për ëmbëlsinë e saj. Ajo mund të gjendet në shumë forma mjekësore si tableta të përtypura, shurupe, tableta ose çamçakiza. Ndërsa sheqeri në thelb nuk është toksik, ai mund të shoqërohet me karies dentar, përkeqësimin e diabetit dhe shtimin në peshë.

Në shumë raste sasia e sheqerit e pranishme ne medikamente nuk është klinikisht domethënëse dhe nuk nevojiten modifikime të dietës ose terapisë për diabetin. Megjithatë, është e rëndësishme të siguroheni për këtë. Për të shmangur efektet e mundshme nga sheqeri shtesë ekzistojnë gjithashtu formulime pa të.

Si të shmangim efektet anësore të aditivëve

Përpara se të merret çdo preparat mjekësor duhet lexuar lista e përbërsve të tij me qëllim shmangien e barnave që kanë në brendësi lëndë që ne e dimë që mund të na shkaktojnë probleme si alergji të njohura apo alterim të diabetit. Në shfaqjen e një efekti të padëshiruar nga medikamenti është e rëndësishme të raportohet te mjeku për ta vlerësuar saktë dhe për të gjetur një alternativë tjetër.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna