Kanceri i gjirit

Në Gusht të vitit 2022, FDA aprovoi fam-trastuzumab deruxtecan (Enhertu) për trajtimin e kancerit të gjirit HER2-Low metastatik, të trajtuar më parë me kimioterapi. Për aprovimin e këtij anitrupi të konjuguar me barna (ADC), FDA është mbështetur në studimin DESTINY-Breast04.

Pothuajse gjysma e pacienteve me kancer gjiri metastatik nuk kanë nivel mjaftueshëm të lartë të HER2 për të përfituar nga trajtimi me barna të drejtuara kundër HER2. Edhe pse prania e HER2 është një faktor i keq prognostik, lista e terapive që targetojnë HER2 është e gjatë dhe efektet e trajtimit shumë të mira.

Të dhënat nga një studim i fundit sollën një oportunitet të ri trajtimi për pacientët me kancer gjiri metastatik HER2-Low, ku u pa se te pacientët e trajtuar me Enhertu, koha deri ne progres të sëmundjes u dyfishua dhe mbijetesa e pacientëve u rrit me mesatarisht 6 muaj.

Çfarë është kanceri i gjirit HER2-low?

Kanceri i gjirit HER2-Low i referohet rasteve kur qeliza tumorale shpreh më pak proteinë HER2 në sipërfaqen e saj. Këto tumore përbëjnë 50-60% të të gjithë rasteve me kancer gjiri.

Prania ose jo e HER2 përcaktohet me anë të testit të imunohistokimisë në indin tumoral. Në kancerin e gjirit HER2 pozitiv, mbishprehja e kësaj proteine luan një rol nxitës në rritjen tumorale. Në rastet kur kjo proteinë nuk shprehet mjaftueshëm në sipërfaqen e qelizës tumorale, këto lloj tumoresh klasifikohen si HER2 negativ, pasi është parë se barnat e deritanishme qe janë të drejtuara kundër HER2, nuk funksionojnë për tumoret që nuk shprehin mjaftueshëm HER2. Për këtë arsye, deri tani, tumoret me nivel të ulët HER2 janë trajtuar si të ishin HER2 negativ

Si funksionon Enhertu?

Enhertu është një antitrup i konjuguar me barna (ADC), i cili jepet me infuzion në venë. Si çdo ADC, përbëhet nga një antitrup monoklonal, në këtë rast Trastuzumabi, i cili është i lidhur kimikisht me anë të një linkeri me një ngarkesë citotoksike, që në këtë rast është deruxtecan.

Antitrupi, pra trastuzumabi në këtë rast, mund të mendohet si një mjet transporti i cili transporton ngarkesën citotoksike në brendësi të qelizës tumorale, e cila shpreh në sipërfaqen e saj proteinën HER2. Me depërtimin e antitrupit në qelizë, me anë të lidhjes anitrup-antigjen, ndodhë edhe çlirimi i ngarkesës citotoksike në brendësi të qelizës tumorale, e për rrjedhojë eliminimi i saj.

Pasi çlirohet nga antitrupi, ngarkesa citotksike mund të vrasë edhe qelizat fqinje, pavarësisht nëse e shprehin ose jo proteinën HER2. Ky efekt njihet si bystander effect. Është pikërisht për shkak të këtij efekti bystander që mendohet se Enhertu ka efekt edhe në tumoret HER2-low.

Enhertu është i aprovuar gjithashtu edhe për trajtimin e pacientëve me kancer gjiri metastatik HER2+, të cilët janë trajtuar më parë me terapitë të tjera targetuese kundër HER2, bazuar në studimin e DESTINY-Breast03.

Cilat janë efektet anësore më të shpeshta?

Efekti më i shpeshtë anësor i parë në pacientet nën trajtim me Enhertu është rënia e parametrave të gjakut dhe lodhja.

Enhertu mund të shkaktojë edhe dëmtime serioze në mushkëri. Gjatë studimit është vënë re se 12% e pacienteve kanë zhvilluar efekte anësore në mushkëri. Për këtë arsye, pacientet në trajtim me Enhertu monitorohen me kujdes, në mënyrë që efektet anësore të trajtohen në kohë.

Studime të vazhdueshme janë duke u kryer për të parë efektin e trajtimit me Enhertu në stadet më të hershme të kancerit të gjirit, ose mundësinë e kombinimit të tij me barna të tjera.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna