Si formohet kanceri

Të gjithë llojet e kancerit e kanë fillesën nga një qelizë. Trupi ynë është i përbërë nga qindra miliona qeliza. Kanceri nis nga nga ndryshime specifike që ndodhin në njërën prej këtyre qelizave.

Në kushte fiziologjike, qelizat e kanë të parapërcaktuar jetëgjatësinë e tyre ashtu dhe numrin e replikimit (pra, sa qeliza pasaradhëse do të krijojnë). Nëse ky mekanizëm fiziologjik çrregullohet, atëherë qeliza fillon të rritet dhe replikohet shumë më shumë se sa qelizat simotra dhe në këtë mënyrë krijon tumorin.

Tumori primar është tumori fillestar – origjina. Ka disa lloje kanceri që nuk formojnë një tumor (pra një masë të fortë të implantuar në një organ), të tilla janë leucemitë, pra kanceri i gjakut.

Që mekanizmi fiziologjik i ndarjes qelizore të çrregullohet dhe t`i japë fillesën kancerit, duhet të ndodhin mutacione të caktuara gjenetike të cilat bëjnë të mundur pavarësimin e qelizës kanceroze dhe vetmjaftueshmërinë e saj.

Gjenet dhe ndarja qelizore

Qeliza të ndryshme në trup kanë funksione të ndryshme, megjithatë në thelb ato janë të gjitha njësoj. Të gjitha qelizat kanë një qendër kontrolli që quhet bërthama qelizore. Aty janë të vendosura kromozomet të cilat paketojnë materialin gjenetik – gjenet tona. Gjenet përmbajnë fije të holla të quajtura ADN, të cilat kanë të kodifikuar mesazhe për funksionin qelizor.

Pra, çdo gjen përmban instruksione të qarta për qelizën, për ti treguar asaj se çfare funksioni do te ketë, sa do te jetojë dhe sa herë do të replikohet.

Ndryshimet gjenetike – mutacionet

Ndonjëherë ndodhin ndryshime gjenetike në gjenet tona – të quajtura mutacione. Kjo do të thotë që gjeni mund të jetë dëmtuar ose mund të ketë pësuar një gabim përgjatë kopjimit të tij gjatë ndarjes qelizore. Kur këto mutacione ndodhin në gjenet që kontrollojnë rritjen dhe ndarjen qelizore, qeliza del jashtë kontrollit fiziologjik dhe fillon të rritet e shumohet pafundësisht.

Si ndodhin mutacionet?

Mutacionet mund të ndodhin rastësisht ose gjatë ndarjes qelizore. Pra mund të ndodhin përgjatë aktivitetit të brendshëm të një qelize ose si pasojë e ndikimit nga jashtë, si ekspozimi ndaj karcinogjenëve të mundshëm.

Megjithatë, procesi i dëmtimit gjenetik nuk është i rrallë, në fakt ndodh cdo ditë. Por qelizat kanë mekanizma të cilat riparojnë këto dëmtime. Megjithatë, me kohën, mutacionet akumulohen, deri sa në një moment krijohet qeliza tumorale, e cila ka tipare të ndryshme tashmë nga qeliza e shëndetshme dhe fillon të rritet e replikohet me ritëm shumë më të shpejtë.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna