Kanceri i gjirit mamografia

Sapo janë publikuar rekomandimet e reja nga NCCN për kryerjen e mamografisë, si ekzaminim depistues për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit. Sipas NCCN çdo grua mbi 40 vjeç duhet te kryeje mamografine çdo vit.

Ndër institucione të ndryshme ndërkombëtare, rekomandimet për kryerjen e mamografisë ndryshojnë. Një përmbledhje të udhëzuesve kryesorë mbi depistimin e kancerit të gjirit e gjeni këtu. Por rekomandimet nga NCCN janë më të fundit të publikuara, bazuar mbi të dhënat e deritanishme mbi depistimin dhe diagnostikimin në qendrat kryesore të kancerit në ShBA.

Udhëzuesi i fundit nga NCCN, Depistimi i kancerit të gjirit dhe diagnostikimi, u publikuan për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë riskun e tyre personal për kancer gjiri, kur duhet të fillojnë depistimin dhe sa shpesh duhet të bëjnë ekzaminime, në mënyrë që të diagnostikojnë kancerin e gjirit në kohë, kur është i mundur kurimi.

Udhëzuesi i ri thotë se gratë në moshën 25 vjeçare duhet të kryejnë një vlerësim mbi riskun për kancer gjiri. Për gratë me risk të ulët për kancer gjiri, rekomandohet mamografia nga mosha 40 vjeç. Në gratë me risk të lartë për kancer gjiri, ekzaminimet duhet të fillojnë në moshë më të re, në varësi të riskut individual.

Po gratë shtatzëna ose në laktacion?

Depistimi është i rëndësishëm edhe për gratë shtatëzëna ose gjatë gjidhënies, veçanërisht ato me risk të lartë. Shumë gra mendojnë se mund t`i shtyjnë kontrollet për më vonë, por edhe gjatë këtyre dy periudhave është e mundur të kryhen ekzaminimet depistuese, përfshirë mamografinë (me anë të mbrojtjeve specifike abdominale, rrezatimit të ulët dhe të targetuar). Kjo vlen veçanërisht për gratë shtatzëna të moshës 40 vjeç ose më shumë.

Në udhëzuesin e NCCN theksohet rëndësia e vlerësimit të menjëhershëm mjekësor dhe thellimit diagnostik në rast të identifikimit të një mase në gji ose një ndryshimi në lëkurën e gjirit, apo ndryshime të tjera në gji.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna