Kanceri i pankreasit

Për të kuptuar nësë ke risk të lartë për kancer pankreasi, përgjigju pyetjeve të mëposhtme, nëse i përgjigjesh me po të paktën njërës nga pyetjeve, duhet te konsultohesh me nje mjek onkolog për tu këshilluar për opsionet e depistimit

1- A keni:

  • Një të afërm të linjës së parë (prind, motër/vëlla, fëmijë) plus një tjetër të afërm (gjysh/gjyshe, nip/mbesë, teze, hallë, dajë, xhasha, nip, mbesë) nga e njëjta e familjes të diagnostikuar me kancer pankreasi?
  • Më shumë se tre të afërm nga e njëjta anë e familjes me kancer pankreasi?

A keni patur ndonjëherë kiste pankreasi?

A keni ndonjë nga gjendjet e mëposhtme shëndetësore ose dini të jeni mbartës i një prej varienteve të gjeneve të mëposhtme?

  • Sindromi Peutz-Jehger (gjeni STK11)
  • Kanceri Kolorektal Hereditar jo-polipoz
  • Sindromi Lynch (MLH1, MSH2, MSH6)
  • BRCA1/BRCA2
  • Melanoma familjare atipike (FAMM, CDKN2A)
  • Gjene të tjera të lidhura me kancerin e gjirit si ATM ose PALB2

A keni pankreatit familjar (dy ose më shumë pjesëtarë të familjes me pankreatit në një gjeneratë)?

Nëse i përgjigjesh me PO njërës nga pyetjet e mësimpërme duhet të kryesh një konsultë gjenetike.

Çfarë është konsulta gjenetike për kancer?

Konsulta gjenetike për kancer vlerëson riskun tuaj individual për të zhvilluar kancer. Ky vlerësim bëhet me anë të:

  • Historisë suaj personale mjekësore
  • Historisë familjare mjekësore
  • Testeve gjenetike

Konsulta gjenetike shërben edhe për të shpjeguar informacionin që rezulton nga vlerësimi i mësipërm. Ky informacion do t`ju shërbejë në marrjen e vendimeve të duhura për shëndetin, në mënyrë që të parandaloni zhvillimin e kancerit.

Një test të automatizuar për vlerësimin e riskut për kancer pankreasi mund të gjeni këtu, duke plotësuar një pyetësor me 10 pyetje mbi faktorët e riskut që rrisin rrezikun për zhvillim të kancerit të pankreasit. Mos harroni se njohja e faktorëve të riskut është e rëndësishme, ndaj ndahini ato me të afërmit tuaj,


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna