Semundja renale kronike (SRK), e quajtur edhe dëmtimi kronik i veshkave, përfshin një humbje graduale të funksionit të veshkave. Funksioni kryesor i veshkave është filtrimi i toksinave dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi, të cilat më pas eleminohen nëpërmjet urinës. Semundja renale kronike ndahet në 5 stade. Në stadet e avancuar dëmtimi mund të shkaktojë akumulim të likideve, edema, elektroliteve dhe toksinave në trup.
Shkaktarët më të shpeshtë të sëmundjes renale kronike janë diabeti, hipertensioni dhe inflamacioni kronik i veshkave. Sëmundja renale kronike (SRK) avancon në mënyrë graduale dhe është e veshtirë të diagnostikohet në stadet e hershme. Popullata më e predispozuar është gjinia femër dhe të moshuarit. Simptomat e hershme të funksionit të reduktuar të veshkave përfshijnë urinim të shpeshtë, urinim natën, hipertension dhe ënjtje të këmbëve.
Individët të cilët kanë predispozitë për sëmundje renale kronike (SRK) duhet të bëjnë kontrolle të rregullta shëndetësore. Kjo sëmundje mund të përparojë në stade të avancuar që kërkon trajtim me terapi renale zëvendësuese si hemodializa, dializa peritoneale ose transplanti. Megjithatë, shumë raste të dëmtimit kronik janë të lehta deri në të moderuara dhe mund të menaxhohen nga pacientët nën përkujdesjen mjekësore.
Cilat janë simptomat e sëmundjes renale kronike (SRK)?
Në fazat e hershme të dëmtimit të veshkave, njerëzit e prekur shpesh nuk kanë asnjë simptomë. Megjithatë, simptomat që mund të shfaqen në këto stade përfshijnë:
- Urinim i shpeshtë dhe natën
- Urinim me shkumë ose i bardhë
- Hipertensioni
- Enjtje të këmbëve
- Humbje të oreksit
- Humbje në peshë.
Ndërsa stadi i dëmtimit avancon mund të shfaqen simptoma të tjera si:
- Ngërçe ose krampe muskulare
- Edema të gjeneralizuara
- Përgjumje ose mungesë përqendrimi
- Dobësi trupore
- Dhimbje në kocka
- Nauze dhe të vjella.
Cilët janë shkaktarët që shkaktojnë dëmtim kronik të veshkave?
Sëmundja kronike e veshkave zakonisht shkaktohet nga:
- Hipertensioni
- Diabeti mellitus
- Infeksionet e shpeshta të traktit urinar
- Hiperkolesterolemia
- Glomerulonefriti – inflamacion i veshkave
- Polikistoza renale
- Obstuksioni i rrugëve urinare (gurët në veshka, prostatë e zmadhuar)
- Përdorimi afatgjatë dhe i rregullt i barnave të caktuara – si litiumi dhe ilaçet anti-inflamatore jo-steroide (NSAIDs)
- Covid-19
Si mund të diagnostikohet Sëmundja Renale Kronike (SRK)?
Mjeku specialist për të përcaktuar diagnozën dhe funksionin e veshkave duhet të kryej këto ekzaminime:
- Kreatinemi/Azotemi: vlerat e larta tregojnë për dëmtim kronik të veshkave
- Analizë urine: Një test i urinës ndihmon në përcaktimin e pranisë së albuminës e cila është markues kryesor për SRK. Individët të cilët vuajnë nga diabeti duhet të bëjnë ndjekje periodike me mikroalbuminuri.
- Eko abdominale: tregon permasat dhe strukturën e veshkave.
- Biopsia e veshkave
- GFR(glomerular filtration ratio)
Cilat janë komplikacionet e Sëmundjes Renale Kronike?
- Anemia
- Edema të gjeneralizuara
- Krampe muskulare
- Komplikacione kardiake
- Osteoporoza
- Hipertiroidizmi sekondar
- Dëmtimi i sistemit nervor qendror, i cili mund të shkaktojë vështirësi në përqendrim, ndryshime të personalitetit ose konvulsione
- Ulje e dëshirës seksuale, mosfunksionim erektil ose reduktim i fertilitetit
- Rënie e imunitetit
- Komplikime të shtatzënisë që sjellin rreziqe për nënën dhe fetusin në zhvillim
Si mund të trajtohet sëmundja renale kronike (SRK)?
Në të vërtetë nuk ka asnje mjekim i cili trajton specifikisht Sëmundjen Renlae Kronike. Trajtimi kryesor është stabilizimi i shkaktarëve kryesorë.
- Ndryshimet e stilit të jetesës
- Mbajtja nën kontroll i tensionit dhe diabetit
Në rast të dëmtimit të avancuar pacienti mund të trajtohet me terapi renale zëvendësuese:
- Hemodializa
- Dializa peritoneale
- Transplanti i veshkave
Si mund të parandalojmë avancimin e sëmundjes renale kronike (SRK)?
- Stabilizimi i hipertensionit dhe diabetit është i rëndësishëm në parandalimin e dëmtimit të veshkave.
- Kontrolle të rregullta shëndetësore, duke përfshirë vlerësimin e funksionit të veshkave në popullatat me rrezik të lartë
- Rënia në peshë
- Dietë e shëndetshme
- Ndalimi i pirjes së duhanit dhe alkolit
- Shmangia e disa ilaçeve kundër dhimbjeve pa recetë.







Lini një koment