Vitamina D dhe kanceri

Disa dekada më parë, mjekët vunë re një fenomen: personat në vendet e ngrohta e me diell kishin numër më të ulët të rasteve me kancer dhe më pak vdekje nga kanceri.

Për të shpjeguar këtë diferencë, studiuesit filluan të analizonin ndikimin e vitaminës D, si një faktor potencial për këtë ndryshim.

Megjithatë, edhe pas shumë viteve studime, ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse vitamina D mund të parandalojë vërtetë kancerin ose jo. Më poshtë mund të gjeni disa mite dhe fakte mbi lidhjen e vitaminës D me kancerin.

MIT: Vitamina D mund të parandalojë të gjithë llojet e kancerit

Nuk ka mjaftueshëm të dhëna për ta mbështetur këtë. Psh. në një studim te gratë e shëndetshme, postmenopauzante, vitamina D dhe kalciumi nuk arritën të ulin riskun për kancer. Gjithashtu, edhe studime të tjera nuk kanë treguar për efekt anti-kancer të vitaminës D për kancer stomaku, kancer prostate dhe kancer ezofagu.

FAKT: Ka nje lidhje mes vitaminës D dhe kancerit kolorektal

Në rastin e kancerit kolorektal të dhënat janë në favor të vitaminës D. Edhe pse rezultatet e studimeve nuk janë plotësisht konkluzive, sugjerojnë fort se niveli i lartë i vitaminës D lidhet me risk më të ulët për të zhvilluar kancer kolorektal. Studime për lidhjen ndërmjet tyre janë duke u kryer vazhdimisht dhe në të ardhme do të kemi më shumë informacione mbi korrelacionin e vitaminës D me kancerin kolorektal.

MIT/FAKT: Gratë duhet të marrin vitaminë D për të ulur riskun për kancer gjiri

Në këtë rast jemi ndërmjet mitit dhe faktit. Marrja e vitaminës D mund të reduktojë riskun në gratë me nivel të ulët të vitaminës D në gjak por studimet tregojnë se marrja e vitaminës D nuk redukton riskun e kancerit të gjirit në popullatë të përgjithshme.

Të tjera gjetje nga studimet që kanë lidhur nivelin e ulët të vitaminës D me riskun e shtuar për kancer gjiri, treguan se:

  • Në grate me kancer gjiri në stad të hershëm, ato gra që kishin nivel të ulët të vitaminës D, patën më shumë rekurrencë të sëmundjes se gratë me nivel normal të vitaminës D.
  • Gratë me nivel normal të vitaminës D kishin 63% më pak mundësi për të zhvilluar kancer gjiri se gratë me nivel të ulët të vitaminës D.

FAKT: Personat që kanë nivel të ulët të vitaminës D duhet të marrin suplemente

Rreth 50% e njerëzve në botë nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D. Meqenëse është shumë e rëndësishme për shumë aspekte shëndetësore, përfshirë mundësinë për të parandaluar disa lloje kanceri, marrja e suplemeteve te vitamines D ne rast mungese eshte e nevojshme. Mgjth. para se të vendosni për të marrë një suplement të vitaminës D është mirë të masni si fillim nivelin e vitaminës D në gjak.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna