Gurët në veshka janë depozita të forta minerale që formohen brenda veshkave tuaja. Ato përbëhen nga substanca të tilla si kalciumi, oksalati dhe acidi urik. Disa ushqime dhe pije përmbajnë minerale që mund të çojnë në formimin e këtyre kristaleve, të cilat ndonjëherë mund të paraqiten edhe me kopmlikacione të rënda. Gurët kanë përbërje të ndryshme dhe ushqimet që nuk janë aq të mira për një lloj mund të jenë në rregull për t’u ngrënë nëse keni një lloj tjetër.
Nëse keni pasur gurë në veshka, pyesni mjekun tuaj se cili ishte. Kjo do t’ju ndihmojë të dini se cilat ushqime duhet të shmangni. Nje dietë adekuate mud të ndihmojë shumë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka.
Por nëse nuk jeni të sigurt – ose nëse thjesht dëshironi të jeni të kujdesshëm për të gjitha llojet e gurëve në veshka – një rregull i mirë është të qëndroni larg kripës dhe proteinave shtazore.
Kush janë më të rrezikuarit për formimin e gurëve në veshka?
Faktorët që ndikojnë në formimin e gurëve në veshka janë të ndryshëm si: dieta ushqimore, faktorët gjenetikë, infeksionet e traktit urinar dhe patologji renale.
Obeziteti: Kur jeni mbipeshë, keni tendencë të vuani më shpesh nga gurët në veshka. E njëjta gjë vlen edhe nëse keni diabet.
Guta (hiperuricemia): Kjo situatë ndodh kur acidi urik është i lartë në gjak dhe akumulohet në nyjet ose veshka.
Kirurgjia e zorrëve: Nëse keni realizuar intervent në zorrë ose stomak jeni më të predispozuar ndaj gurëve në veshka.
Hiperparatiroidizmi: Funskionimi i tepërt i gjëndrës së paratioides rrit nivelet e kalciumit në gjak dhe shkakton gurë në veshka.
Sëmundjet gjenetike: Veshka me sfungjer medular, një defekt i lindur që shkakton formimin e cisteve në tubat e organit dhe ndikon në mos eleminimin e kalciumit nëpërmjet urinës.
Si të parandalojmë formimin e gurëve në veshka?
1. Konsumimi i lëngjeve
Konsumimi i lëngjeve në sasi të bollshme është mënyra më e mirë për të parandaluar gurët në veshka. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ujë, veshka juaj do të prodhojë sasi të paktë dhe urinë të koncentruar. Prodhimi i paktë i urinës dhe hiperkoncetrimi do të thotë se veshka juaj nuk po eleminon mineralet të cilat bëhen shkaktarë për formimin e gurëve. Lëngje si uji, limonada dhe lëngu i portokallit janë opsione të mira. Këto të fundit përmbajnë citrate, të cilat mund të parandalojë formimin e gurëve.
Nga ana tjetër, konsumimi i lëngjeve me gaz mund të ndikojë në formimin e gurëve në veshka.
Pijet e gazuara me sheqer përmbajnë fruktozë, e cila rrit sekretimin e kalciumit, oksalatit dhe acidit urik. Këta janë faktorë të rëndësishëm për rrezikun e gurëve në veshka.
Disa studime tregojnë se konsumi i lartë i coca-coles dhe produkteve të tjera të ngjashme rrisnin rrezikun për formimin e gurëve në veshka për shkak të përmbajtjes së acidit fosforik.
Përpiquni të pini rreth dy litra ujë në ditë. Nëse ushtroni aktivitet vizik ose djersitni shumë ose nëse keni një histori të gurëve të cistinës, do t’ju nevojiten të konsumoni më shumë se dy litra lëngje në ditë.
2. Konsumoni ushqime të pasura me kalcium
Lloji më i zakonshëm i gurëve në veshka është guri oksalat i kalciumit, duke bërë që shumë njerëz të besojnë se duhet të shmangin konsumin e kalciumit. Por në të vërtetë duhet bërë e kundërta. Dietat me pak kalcium mund të rrisin rrezikun e gurëve në veshka dhe rrezikun e osteoporozës.
Një studimi i realizuar në SHBA krahasoi dy grupe meshkujsh të cilët vuanin nga gurët në veshka dhe përdornin sasi të ndyshme kalciumi në dietë. Dieta ishte gjithashtu e ulët në proteina shtazore dhe kripë.
Burrat të cilët ndiqnin një dietë me 1200mg kalcium kishin një rrezik rreth 50% më të ulët për të zhvilluar një gur tjetër në veshka brenda 5 viteve sesa grupi tjetër, i cili ndoqi një dietë me kalcium të ulët prej 400 mg në ditë.
Kalciumi dietik lidhet me oksalatin në dietë, gjë që e pengon atë të absorbohet.
Doza e rekomanduar ditore për kalcium është 1000 mg në ditë. Në gratë mbi moshën 50 vjeç dhe për të gjithë mbi moshën 70 vjeç doza e rekomanduar është 1200 mg në ditë.
Qumështi me pak yndyrë, djathi me pak yndyrë dhe kosi me pak yndyrë janë të gjitha opsione të mira ushqimore të pasura me kalcium.
3. Konsumoni më shumë acid citrik
Acidi citrik është një acid organik që gjendet në shumë fruta dhe perime, veçanërisht agrumet. Limoni, qitro dhe portokalli janë të pasur me këtë përbërje bimore.
Acidi citrik mund të ndihmojë në parandalimin e gurëve në veshka të oksalatit të kalciumit në dy mënyra:
- Parandalon formimin e gurëve të rinj: Mund të lidhet me kalciumin në urinë, duke reduktuar rrezikun e gurëve të rinj
- Parandalon zmadhimin e gurëve ekzistues: Lidhet me kristalet ekzistuese të oksalatit të kalciumit, duke i penguar ato për tu zmadhuar.
4. Konsumoni më pak kripë
Një dietë me shumë kripë rrit rrezikun e gurëve kalcium oksalat në veshka. Sipas studimeve të shumta kripa e tepërt në urinë parandalon përthithjen e kalciumit në veshka. Kjo shkakton kalcium të lartë në urinë, i cili mund të çojë në gurë në veshka.
Konsumimi i paktë i kripës ndihmon në mbajtjen më të ulët të nivelit të kalciumit në urinë. Sa më i ulët të jetë kalciumi i urinës, aq më i ulët është rreziku i zhvillimit të gurëve në veshka. Shumica e udhëzimeve dietike rekomandojnë që njerëzit të kufizojnë marrjen e natriumit në 2300 mg në ditë.
Kujdes duhet të shmangim këto ushqime:
- Ushqime të konservuara
- ushqimet që përmbajnë glutamat monosodium
- ushqimet që përmbajnë nitrat natriumi
- ushqime që përmbajnë bikarbonat natriumi (sodë buke)
Për të shijuar ushqimet pa përdorur kripë, provoni barishte të freskëta pa kripë.
4. Konsumoni më pak ushqime të pasura me oksalate
Disa gurë në veshka përbëhen nga oksalati, një përbërës natyral që gjendet në ushqime, që lidhet me kalciumin në urinë për të formuar gurë në veshka. Kufizimi i ushqimeve të pasura me oksalate mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve.
Ushqimet me përmbajtje të lartë oksalate janë:
- spinaq
- çokollatë
- patate e ëmbël
- kafe
- panxhari
- kikirikët
- produktet e sojës
- krunde gruri
Oksalati dhe kalciumi lidhen së bashku në traktin tretës përpara se të arrijnë në veshka, kështu që është më e vështirë për formimin e gurëve nëse konsumoni ushqime me oksalate të pasura me kalcium në të njëjtën kohë.
6. Konsumoni më pak proteina shtazore
Ushqimet e pasura me proteina shtazore në organizëm shpërbëhen në acide dhe mund të rrisin aciditetin e urinës. Aciditeti i lartë i urinës mund të rrisë rrezikun për formimin e gurëve në veshka të acidit urik dhe oksalatit të kalciumit.
7. Konsumoni ushqime të pasura me magnez
Magnezi është një mineral i rëndësishëm që shumë njerëz nuk e konsumojnë në sasi të mjaftueshme.
Ekzistojnë gjithashtu disa studime që magnezi mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të gurëve në veshka të oksalatit të kalciumit duke zvogëluar përthithjen e oksalatit në zorrë.
Sasia e rekomanduar ditore për magnezin është 420 mg në ditë. Nëse dëshironi të rrisni marrjen e magnezit në dietë, avokado dhe bishtajoret janë të gjitha burime të mira për të.
Për të marrë përfitime maksimale, konsumoni magnez së bashku me ushqimet që janë të pasura me oksalate. Nëse ky nuk është një opsion, përpiquni ta konsumoni këtë mineral brenda 12 orëve nga ngrënia e ushqimeve të pasura me oksalate
Kujdes!!!
Duhet të përpiqeni të kufizoni ose shmangni përdorimin e mishit të kuq si mishi viçit dhe i derrit.
8. Shmangni suplementet e vitaminës C
Suplementet me doza të larta të vitaminës C (acidi askorbik) mund të shkaktojnë gurë në veshka, veçanërisht te meshkujt.
Sipas një studimi të vitit 2013, u vu re që konsumimi me doza të larta të suplementeve të vitaminës C rriste rrezikun për formimin e gurëve në veshka kryesisht te meshkujt. Studiuesit nuk besojnë se vitamina C e marrë nga ushqimi mbart të njëjtin rrezik.
Si të parandaloni gurët në veshka me mjekime
Në disa raste, një diete adekuate mund të mos jetë e mjaftueshëm për të parandaluar formimin e gurëve në veshka. Nëse keni formim të shpeshtë të gurëve, bisedoni me mjekun tuaj se çfarë roli mund të luajnë ilaçet në planin tuaj parandalues.
1. Flisni me mjekun tuaj për medikamentet që po merrni aktualisht
Marrja e disa recetave ose medikamenteve pa recetë mund të bëhet shkak për formimin e gurëve në veshka.
Disa nga këto medikamente janë:
- dekongjestantët
- diuretikët
- frenuesit e proteazës
- barnat e epilepsisë
- kortizonikët
- barnat e kimioterapisë
- barnat urikosurike
Sa më gjatë t’i merrni këto barna, aq më i lartë është rreziku i formimit të gurëve në veshka. Nëse jeni duke marrë ndonjë nga këto medikamente, bisedoni me mjekun tuaj për opsionet e tjera të ilaçeve. Ju nuk duhet të ndaloni marrjen e ndonjë medikamenti të përshkruar pa miratimin e mjekut tuaj.
2. Bisedoni me mjekun tuaj për mjekimet parandaluese
Nëse jeni të prirur ndaj llojeve të caktuara të gurëve në veshka, mund të jetë i domosdoshëm përdorimi i mjekimeve. Lloji i mjekimit të përshkruar do të varet nga lloji i gurëve që vuani zakonisht.
Për shembull:
Nëse vuani nga gurë kalciumi, një diuretik tiazid ose fosfat mund të jetë i dobishëm.
Nëse vuani nga gurë me acid urik, alopurinoli mund të ndihmojë në uljen e acidit urik në gjakun.
Nëse vuani nga gurë struviti, mund të përdoren antibiotikë afatgjatë për të ndihmuar në uljen e sasisë së baktereve të pranishme në urinë.
Nëse vuani nga gurë cistine, Captopril mund të ndihmojë në uljen e nivelit të cistinës në urinë.
Gurët në veshka janë një shqetësim i vazhdueshëm që mund të parandalohen me modifikim të dietës dhe stilit të jetesës. Megjithatë, në rast se keni komplikacione ose formim të shpeshtë të gurëve kontaktoni me mjekun specialist.







Lini një koment