Në konferencën ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit (AAIC22) janë paraqitur rezultatet e një studimi i cili ka treguar se humbja e nuhatjes ishte faktor më i rëndëishëm se agresiviteti i sëmundjes në parashikimin e çrregullimit konjitiv 1 vit pas infeksionit me COVID-19.
Memoria dhe problemet me përqëndrimin
COVID-19 ka prekur më shumë se 570 milion njerëz në mbarë globin. Ndër efektet afatgjata të infeksionit janë edhe simptomat neuropsikiatrike. Në të moshuar, këto efekte mund të ngjasojnë me Sëmundjen e Alzheimerit. Këto dy gjendje shëndetësore madje, kanë të përbëshkët edhe disa faktorë risku e biomarker.
Në këtë studim të kryer në Argjentinë, janë matur pasojat afatgjata të COVID-19 në 766 pacientë të moshës 55-95 vjeç, me nivel mesatar edukimi 10.4 vjet. Sistemi i edukimit në Argjentinë zgjat 12 vjet, përpara fillimit të universitetit.
Vlerësimi konjitiv i pjesëmarrësve përfshinte katër sfera: memorien, përqëndrimin, gjuhën dhe funksionet ekzekutive.
U vu re se pjesëmarrësit shfaqnin më shumë çrregullime të memories, të ngjashme me ato të sëmundjes së Alzheimerit. Gjithashtu, një pjesë e madhe e tyre shfaqën një kombinim të çrregullimit të memories me probleme të përqëndrimit.
Rreth 40% e pjesëmarrësve kishin patur anosmi (humbje të nuhatjes) gjatë infeksionit me COVID-19
Të gjithë individët që kishin shfaqur çrregullim konjitiv të theksuar kanë referuar për humbje të nuhatjes gjatë infeksionit të COVID-19.
Analiza tregoi se, në fakt shkalla e humbjes së nuhatjes dhe jo agresiviteti i sëmundjes ishte parashikuesi kryesor i çrregullimeve konjitive pas infeksionit.
Për personat mbi 60 vjeç, crregullimi konjitiv mund të jetë persistent, ashtu siç në disa raste është edhe disfunksioni olfaktor.
Studim me ndjekje afatgjatë
Ky është deri tani studimi me ndjekjen më të gjatë të efekteve pas infeksionit të COVID-19, i cili analizon lidhjen ndërmjet humbjes së nuhatjes dhe çrregullimit konjitiv. Shoqata e Alzheimer-it vazhdimisht përditëson me informacion mbi studime të ndryshme, të cilat vlerësojnë impaktin neuropsikiatrik të infeksionit të COVID-19. Ende ka shumë gjëra që nuk dimë mbi lidhjen e këtij infeksioni me trurin, studimet në vazhdim do të tregojnë më shumë.
- Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani

- Vaksinat mRNA kundër COVID-19 mund të përmirësojnë efektin e imunoterapisë në trajtimin e kancerit.

- A është vera e kuqe më e shëndetshme se vera e bardhë? Një studim i ri sfidon këtë hipotezë

- Mosha biologjike dhe rreziku për kancer

- Sa e rrit alkooli rrezikun për kancer?

- Psikologët e Harvardit: Nëse i përgjigjesh me “po” njërës nga këto pyetje, je emocionalisht më i fortë.








Lini një koment