PSMA PET-CT Kancer Prostate

Imazheria e saktë është një ndër hallkat më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të prostatës. Me anë të imazheve kuptojmë më shumë mbi lokalizimin e tumorit, stadifikimin dhe jemi në gjendje të detektojmë rekurrencën e sëmundjes.

PSMA PET-CT është cilësuar si një nga zbulimet kryesore në mjekësi në vitet e fundit, duke ofruar mundësinë e detektimit të rekurrencave të kancerit të prostatës më herët, e duke mundësuar në këtë mënyrë trajtimin e hershëm të tyre. PSMA PET-CT është një mënyrë jo invasive për të detektuar një biomarker fenotipik te kancerit të prostatës.

Çfarë është një PSMA PET-CT?

Testet imayherike konvencionale të përdorura rutinë në kancerin e prostatës, siç janë CT, MRI dhe shintigrafia kockore, kanë mangësitë e tyre në diagnostikim. Krahasuar me opsionet konvencionale, PSMA PET-CT ka sensitivitet më të lartë ne identifikimin e metastazave, duke mundësuar trajtimin e tyre të hershëm.

Në ekzaminimin PET, radiogjurmuesi bën të mundur vizualizimin e indit tumoral me sensitivitet dhe specificitet të lartë. Në rastin e PSMA PET-CT, radiogjurmuesi është me PSMA – antigjeni membranor prostatë-specifik, e cila është një proteinë sipërfaqësore që shprehet në më shumë se 80% të burrave me kancer prostate. Është parë se radiogjurmuesit me PSMA  mund të identifikojnë më herët limfonodujt e vegjël ose metastazat në distancë, çka në disa raste ndryshon plotësisht qasjen e trajtimit në kancerin e prostatës.

Llojet e radiogjurmuesve i gjeni në tabelën më poshtë:

RadiogjurmuesiTargeti fiziologjikKarateristika
F-FDGMetabolizmi i glukozës– Gjerësisht i përdorur

– Indikator i rëndësishëm prognostik në kancerin e avancuar të prostatës

– Sensitivitet i ulët për shkak të metabolizmit të ulët të glukozës nga kanceri i prostatës
C-cholineSintezë membranore qelizore– Sensitivitet më i lartë se FDG PET-CT

– Sensitiviteti dhe specificiteti ndryshon në rekurrencë biokimike – veçanërisht në nivel të ulët të PSA
F-cholineSintezë membranore qelizore– Performancë e lartë diagnostikuese për stadifikim

– Gjysmë-jetë e gjatë – 109.8 min, nuk ka nevojë për cyclotron
F-fluciclovineTransporti i aminoacideve– I dobishëm në ristadifikim, veçanërisht në nivel të lartë të PSA

– Superiore ndaj kolinës

– Sensitiviteti dhe specificiteti mund të ndryshojnë në varësi të lokalizimit të metastazave
PSMATargeton PSMA– Sensitivitet dhe specificitet i lartë edhe në nivel të ulët të PSA.

– Aprovuar në Dhjetor 2020

Ku mund të kryhet ky ekzaminim?

Implementimi i këtij ekzaminimi ka ndodhur vetëm në vitet e fundit, kur në vitin 2020, kjo teknologji u aprovua nga FDA në bazë të një studimi klinik të fazës III, i cili demonstroi se ky ekzaminim ishte më i saktë në diagnostikimin e kancerit të prostatës se modalitetet standarde imazherike.

Duke qenë se është një teknologji shumë e re, edhe qendrat spitalore të cilat kanë filluar aplikimin e këtij ekzaminimi në pacientë janë të pakta. Deri tani, në Shqipëri ky ekzaminim nuk është i mundur të kryhet as në spitalet publike dhe as në ato private.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna