Problemet me tretjen shkaktojnë një gjendje parehatie të përgjithshme edhe kur je plotësisht i shëndetshëm. Cilat janë ushqimet që duhen shmangur kur kemi probleme me tretjen si fryrje barku, konstipacion, diarre dhe refluks?
Ushqimet e skaduara ose të palara
Bakteret nga ushqimet e skaduara ose të pa lara mund të shkaktojnë helmim nga ushqimi, krampe ose probleme të tretjes. Mos kosumoni asnjëherë ushqimet përtej datës së skandencës dhe lani gjithmonë mirë frutat dhe perimet. Hani më shumë drithëra të plota dhe perime të gatuara për të përmirësuar tretjen.
Ushqimet pikante
Ushqimet pikante mund të shkaktojnë djegie të stomakut. Për të lehtësuar simptomat mund të shtoni në dietën tuaj xhinxherin. Edhe pse nuk është shkencërisht e provuar, është një zgjidhje tradicionale që mund t`ju ndihmojë të zbrazni zic duhet stomakun.
Bulmeti
Qumështi, djathi dhe produkte të ngjashme shpesh shkaktojnë probleme me tretjen. Por në të njëjtën kohë, këto produkte janë të rëndësishme si burim i vitaminës D. Megjithatë, vitaminën D mund ta merrni edhe nga ushqime të tjera si salmonid he jeshillëqet. Por nëse nuk bëni dot pa bulmet, të paktën zgjidhni kosin pa yndyrë, i cili nuk përmban laktozë.
Ushqimet acidike
Ushqimet me përmbajtje acide, si portokallet, qitro, domatet dhe limonat mund të shkaktojnë discomfort dhe të irritojnë mukozën e stomakut. Zgjidhni fruta si molla dhe bananja ose perime të pasura me fibra si shparagujt, qepët dhe articoka.
Alkooli
Kur jeni duke u relaksuar me një gotë verë në mbrëmje, po njësoj është duke u relaksuar edhe sfinkteri i ezofagut tuaj, cka shkakton më shumë urth. Edhe pse nuk duket shumë joshëse, zgjidhni një gotë ujë në vend të gotës së verës nëse e dini që më pas do ju shoqëroj një mbrëmje me djegie të stomakut.
Ky artikull është përshtatur nga libri best seller “What to Eat When” nga Michael F. Roizen dhe Michael Crupain.
- Si e ndikojnë kontraceptivët oralë riskun për kancer

- Si e ndikojnë kontraceptivet orale riskun për kancer

- Kanceri: Mitet më të shpeshta dhe faktet

- Lëngu i boronicës: MIT apo TERAPI në infeksionet urinare?

- Si të zgjedhësh dhe të përdorësh vajin për gatim – Guida e plotë

- Pse suplementet me Açai Berry mund të jenë një trend i rrezikshëm?








Lini një koment