Të gjithe jemi të ndryshëm, dhe janë të shumtë faktorët që ndikojnë në përcaktimin e peshës ideale për një individ. Këta mund të jenë faktorë biologjikë, si mosha, gjatësia dhe gjinia.
Dikush mund ta përcaktojë peshën e vet ideale atë me të cilën ndihet mirë me veten, por ruajtja e një peshe të shëndetshme, redukton riskun për zhvillim të një sërë gjendjesh shëndetësore, përfshirë:
- Diabetin tip 2
- Hipertensionin
- Sëmundjet kardiovaskulare
- Kancer
Megjithatë, duhet të themi se jo çdo njeri mbipeshë do të zhvillojë gjendjet shëndetësore të mësiperme.
Indeksi i masës trupore (BMI)
BMI është një mjet që mat peshën e një individi në raport me gjatësinë. Rezultati që del nga përllogartija e BMI-së i përket njërës nga kategorive të mëposhtme:
- BMI më e vogël se 18.5 do të thotë se je nënpeshë
- BMI ndërmjet 18.5 dhe 24.9 është pesha ideale
- BMI ndërmjet 25 dhe 29.9 është mbipeshë
- BMI mbi 30 tregon për obezitet
Kalkulatori i BMI-së
Për të përllogaritur BMI përdorni kalkulatorin e mëposhtëm.
[cc-bmi]
[cc-bmi onlyunits=”metric” border_color=”#0B90B5″ bg_color=”#B0DBE7″ text_color=”#000000″ header_footer_bg_color=”#0B90B5″ header_footer_text_color=”#FFF” button_bg_color=”#0B90B5″ button_border_color=”#0B90B5″]
Cilat janë mangësitë e BMI-së?
BMI është një matje shumë e thjeshtë. Edhe pse merr për bazë gjatësinë, janë shumë faktorë të tjerë të cilët nuk janë të përfshirë në llogaritje, si:
- Matjet e belit dhe vitheve
- Raportin e shpërndarjes së dhjamit
- Raportin me masën muskulore
Këta faktorë mund të ndikojnë në shëndet. Psh. sportistët mund të kenë një BMI të lartë për shkak të masës së lartë muskulore, por kjo nuk do të thotë që ata peshojnë më shumë seç duhet për gjatësinë që kanë.
BMI është një tregues i përgjithshëm për të kutpuar peshën ideale, por nuk duhet të bazohemi vetëm në rezultatin e BMI-së për ta kuptuar saktësisht këtë gjë.
Raporti i belit me vithet
Raporti i belit me vithet krahason perimetrin e belit me atë të vitheve. Sa më i madh perimetri i belit krahasimisht me atë të vitheve, aq më i lartë risku për të zhvilluar sëmundje kardio-vaskualare dhe diabet. Ndaj përvec BMI-së është mirë të shtoni në kalkulimet tuaja edhe këtë matje.
Për ta bërë këtë llogartije, duhet të bëni një matje të belit në pjesën më të madhe të barkut, që zakonisht është pak mbi kërthizë. Pastaj kryeni një matje të vitheve. Më pas pjestoni perimetrin e belit me atë të vitheve dhe ai është raporti që duhet. Pra, supozojmë se matja e belit është 70 cm dhe matja e vitheve 90 cm, rezultati ështe 70/90 = 0.77.
Vlerat mesatare në raport me riskun i gjeni në tabelën më poshtë.
| Risku | Burrë | Grua |
| Risk i ulët | < 0.9 | < 0.8 |
| Risk mesatar | 0.9 – 0.99 | 0.8 – 0.89 |
| Risk i lartë | > 1.0 | > 0.9 |
Por njësoj si BMI edhe ky raport ka limitimet e tij, ndaj është gjithmonë më mirë nëse kombinohen të dy matjet.
Raporti i belit me gjatësinë
Ky raport është një tjetër mjet që mund të parashikojë riskun për sëmundje kardiake dhe diabet.
Për ta bërë këtë llogartije, duhet të pjestoni perimetrin e belit me gjatësinë tuaj. Nëse rezultati është 0.5 ose më pak, do të thotë që keni një peshë të përshtatshme.
Një studim i vitit 2014 tregoi së personat me rezultet më të madh se 0.52 të këtij raporti, kishin risk më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës.
Kombinimi i i këtyre mjeteve mund të jetë mënyra më e mirë për të përllogaritur nëse pesha që keni është optimale apo duhet të filloni të konsideroni mënyra për të menaxhuar peshën tuaj.
Plotësoni të dhënat e mëposhtme për të kuptuar edhe sasinë individuale të kalorive të nevojshme.
[cal_calc]












Lini një koment