Infeksionet urinare

Infeksionet urinare janë shumë të zakonshme, veçanërisht tek gratë. Përjetimi i këtij shqetësimi zakonisht shprehet me urinim të shpeshtë, dhimbje gjatë urinimit dhe diskomfort në fund të barkut ose dhimbje mesi.

Ka shumë mite rreth infeksioneve të traktit urinar [ITU] që mund ta bëjnë të vështirë njohjen e shkaqeve dhe parandalimin. Në këtë artikull, do të ndajmë faktin nga trillimi. Me siguri keni dëgjuar se boronicat ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar. Por a janë me të vërtetë këto boronica po aq medicinale sa janë të tharta dhe të shijshme?

Hulumtimi për këtë nuk është plotësisht i qartë. Në përgjithësi, studimet klinike mbi efikasitetin e lëngjeve dhe ekstrakteve të boronicës së kuqe për parandalimin e infeskioneve urinare janë kontradiktore. Disa studime kanë zbuluar se pirja e lëngut të boronicës ose marrja e pilulave mund të parandalojë këtë shqetësim. Por disa studime të tjera nuk referojnë dicka të tillë.

Si vepron lëngu i boronicës?

Akoma nuk ka një mekanizëm të vërtetuar për veprimin e boronicës ne sistemin urinar. Një teori e spikatur është se një substancë në boronica, e quajtur proantocianidina, mund të ndihmojë në parandalimin e ngjitjes së baktereve që shkaktojnë infeksionin në muret e fshikëzës dhe shtresave të tjera të traktit urinar.

Boronicat e kuqe nuk janë terapetutike por parandaluese. Shoqata të ndryshme ndërkombëtare referojnë se përdorimi i boronicës së kuqe parandalon infeksionet urinare të përsëritura.

Lëngu i boronicës, veçanërisht koncentratet e lëngjeve që gjeni në dyqane ushqimore, nuk trajtojnë infeksionet e traktit urinar ose të fshikëzës së urinës. Mund të ofrojë më shumë hidratim dhe ndoshta të pastrojë bakteret nga trupi juaj në mënyrë  efektive, por përbërësi aktiv në boronicë është zhdukur prej kohësh kur të arrijë në fshikëzën tuaj.

Sa është sasia që duhet të marrim për infeksionet urinare?

Sipas studimeve të fundit, nëse jeni duke përdorur lëng boronicë për të ndihmuar në parandalimin e ripërsëritjes së një infeksioni urinar, një dozë prej 240-300 mL në ditë mund të jetë më efikase.

Një studim i vitit 2016 shqyrtoi efektet e marrjes së lëngut të boronicës së kuqe çdo ditë në 373 gra me një histori të infeksionit të traktit urinar së fundmi. Ai zbuloi se ata që pinin 240 mL lëng boronicë në ditë për 24 javë ishin më pak të predispozuar për tu  infektuar sesa grupi që nuk pinin.

Dozimi i suplementit të boronicës së kuqe ndryshon në varësi të përbërësve. Studimet kanë treguar se dozat e ekstraktit të boronicës së kuqe që variojnë nga 200-500 mg në ditë mund të zvogëlojnë përsëritjen e infeksionin e traktit urinar në disa njerëz.

Kujdes

Për shkak të aciditetit të tyre të lartë, boronicat mund të jenë të vështira për t’u marrë për disa njerëz. Gjithashtu ato janë të pasura  në kripëra të quajtura oksalate, të cilat përbëjnë rrezik për personat që kanë tendence  për krijimin e gurëve në veshka.

Nëse merrni ilaçin për hollimin e gjakut, warfarin, duhet të shmangni produktet e boronicës së kuqe, sepse ato mund të ndërveprojnë me warfarin dhe të shkaktojnë hemoragji.

Nëse përjetoni infeksione të shpeshta dhe jeni të interesuar të përdorni lëng boronicë ose suplemente boronicë për të ndihmuar në parandalimin e tyre, është më mirë të flisni fillimisht me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna