Kleida Mati

Mjeke Onkologe

Editor

Kleida Mati, Mjeke Onkologe

Gjithmonë e kam menduar si shumë të rëndësishëm informimin e pacientëve, në mënyrë që vendimet e tyre mbi trajtimin apo modifikimin e stilit të jetesës të jenë ato të duhura. Besoj fort se kur flitet për kancerin, mirë-informimi ndikon edhe në prognozë.

Diplomuar në Universitetin e Varshavës, Poloni në vitin 2011.

Aktualisht punon si mjeke onkologe në Spitalin Amerikan 3. Clinical Research Fellow – Oncology Institute of Southern Switzerland.

Larisa Shehaj

Mjeke Nefrologe

Autor

Larisa Shehaj, Mjeke Nefrologe

Sëmundjet nefrologjike janë përgjithësisht kronike dhe multisistemike. Nëse nuk tregohet një kujdes fillestar ato mund të avancojne në gjendje të parikthyeshme. Për këtë arsye, informimi mbi shenjat dhe trajtimin e këtyre sëmundjeve është thelbësor për mos avancimin e tyre. Gjithashtu, një rëndësi të veçantë ka edhe modifikimi i stilit të jetesës për parandalimin dhe trjatimin në kohë të tyre.

Diplomuar në Universitetin e Shkencave Mjekesore GATA, Ankara, Turqi në vitin 2016.

Aktualisht punon si mjeke nefrologe.

Jona Prifti

Mjeke Onkologe

Autor

Jona Prifti, Mjeke Onkologe

Sëmundjet onkologjike kërkojnë një përqasje multidimensionale me pacientin, duke marrë në konsideratë edhe natyrën delikate të situatës me të cilën përballen. Ndër arsyet kryesore të frikës gjatë diagnostikimit me patologji të tilla është edhe mungesa e informacionit. Për këtë arsye kam qenë gjithmonë dhe do të jem e përfshirë në inisiativa të tilla si MedLink, një hapsirë informuese e krijuar nga mjeke, si burimi më i sigurt i informacionit mjekësor në shqip.

Diplomuar në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në vitin 2017.

Aktualisht punon si onkologe pranë spitalit SALUS.


Nëse të pëlqen të shkruash dhe dëshiron të bëhesh pjesë e stafit të MedLink, plotëso të dhënat e mëposhtme duke treguar shkurtimisht diçka për veten.

Ju kontakojmë shumë shpejt.

Kthehu mbrapsht

Mesazhi juaj u dërgua

Sinjalizim
Sinjalizim
Sinjalizim
Kujdes!