Terapia endkrine ne pacientet me kancer gjiri me status ER te ulet.

ASCO 2024 – Pacientët me kancer gjiri me shprehje të ulët të ER kanë mbijetesë të përgjithshme më të ulët kur nuk marrin terapi endokrine adjuvante – sipas rezultateve të prezantuara në kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO).

Pozitiviteti i receptorit të estrogjenit (ER) është një tregues i fortë i përgjigjes ndaj terapisë endokrine në kancerin e gjirit. Statusi i ER zakonisht matet bazuar në përqindjen dhe intensitetin e ngjyrosjes imunohistokimike të qelizave kancerore. Megjithatë, në një numër të vogël pacientësh, statusi i ER nuk është as qartë negativ, as qartë pozitiv, por tregon pozitivitet shumë të dobët, në intervalin 1 deri 10%, duke treguar për mundësinë e heterogjenitetit brenda tumorit.

Pacientët me kancer gjiri me ER të ulët përgjigjen zakonisht ndaj kimioterapisë në mënyrë të ngjashme me pacientët me status ER negativ, por përfitimet e terapisë endokrine janë më pak të qarta për këta pacientë. Aktualisht, nuk ka udhëzime të qarta për terapinë endokrine adjuvante në kancerin e gjirit me status ER të ulët, e megjithatë pacientëve me status ER të ulët zakonisht u ofrohet terapi endokrine, por pa pasur deri më tani prova për përfitimin e saj.

Në kongresin e ASCO 2024, onkologia Grace Mei Yee Choong nga Mayo Clinic, prezantoi rezultatet e një analize retrospektive të rezultateve të pacientëve nga Baza Kombëtare e të Dhënave për Kancerin në SHBA, në të ciln ishte analizuar efekti i përdorimit ose mos përdorimit të terapisë endokrine adjuvante në pacientët me kancer gjiri ER me shprehje të ulët. Në total u identifikuan 8,000 pacientë me kancer gjiri të stadit I-III me status ER të ulët që morën kimioterapi neoadjuvante ose adjuvante midis viteve 2018 dhe 2020. Më pas u krahasuan rezultatet për ata që kishin marrë terapi endokrine adjuvante kundrejt atyre që nuk kishin marrë.

Pas një ndjekjeje mesatare prej tre vitesh, 648 pacientë kishin ndërruar jetë. Studiuesit zbuluan se mos përfshirja e terapisë endokrine adjuvante ishte e lidhur me mbijetesë të përgjithshme dukshëm më të keqe krahasuar me ata që e merrnin atë. Për më tepër, ky efekt ishte i ngjashëm pavarësisht statusit të receptorit të progesteronit, statusit HER2, ose indeksit te proliferimit Ki-67. Mos trajtimi me terapi endokrine ishte i lidhur me një rrezik për vdekje, 25% më të lartë krahasuar me ata që e merrnin trajtimin.

Të dhënat e kësaj analize sugjerojne se trajtimi adjuvant endokrin në pacientët me kancer gjiri me status ER të ulët është klinikisht sinjfikativ dhe duhet t`ju rekomandohet pacientëve, pavarësisht treguesve të tjerë të sëmundjes.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna