Kanceri i gjirit ne moshat e reja

Nga viti 2000 deri rreth vitit 2016, incidenca e kancerit të gjirit në gratë nën 50 vjeç filloi të rritej lehtësisht.

Dhe më pas u vu re një rritje e shpejtë dhe e menjëhershme të rasteve me kancer gjiri në gratë nën moshën 50 vjeç.

Studiuesit nga Universiteti i Washingtonit kanë analizuar të dhënat e SEER, databaza e Institutit Nacional të Kancerit ne USA. Databaza e SEER përmban të dhëna jo vetëm mbi numrin e rasteve me kancer por edhe informacione demografike, statusin hormonal në diagnostikim, stadin e sëmundjes dhe të tjera.

Arsyeja e rritjes drastike të numrit të rasteve të reja mund të jetë e lidhur me ekspozimin ndaj faktorëve të riskut ose edhe e lidhur me faktorë prezentë që në lindje.

Interesant është fakti që rritja e rasteve të reja është vënë re më shumë për stadin I dhe stadin IV të sëmundjes dhe jo për stadin II dhe III. Ky informacion është i rëndësishëm sepse rritja e numrit të tumoreve të diagnostikuara në stadin I, tregon për diagnostikim të hershëm më efektiv.

Psh. vetëdijësimi i grave për riskun gjenetik dhe familjar i bën ato të drejtohen për ekzaminime të gjirit, e si pasojë të diagnostikojnë sëmundjen në stad më të hershëm. Gjithashtu, rritja e rasteve të reja me kancer gjiri është vënë re ne nëntipin me receptorë hormonalë pozitivë, çka mund të reflektojë edhe faktin që gratë tashmë lindin më pak fëmijë dhe lindjet ndodhin në moshë më të vonë .

Po rritja e rasteve me kancer gjiri në stad të IV?

Duke qenë se në gratë e reja nën 40 vjeç nuk rekomandohet të kryejnë teste depistuese, diagnostikimi i lezioneve malinje në këto mosha ndodh në stade më të avancuara të sëmundjes. Rritja e mbipeshës dhe obezititetit mund të jetë një ndër faktorët që ndikojnë në rritjen e rasteve të reja në këto mosha. Shumë studime kanë konfirmuar korrelacionin e BMI së rritur me stad më të avancuar të kancerit të gjirit. Sigurisht, mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë, si ndotja mjedisore, ekspozimi ndaj toksinave, ekspozimi ndaj hormoneve, etj. M.gj.th të gjitha këto, mbeten në kuadrin e hipotezave deri në  konfirmimin e tyre ose jo me studime të shumta që janë duke u kryer.

Fatkeqësisht në Shqipëri nuk ka të dhëna të publikuara për moshën në diagnostikim të kancerit të gjirit, përvec analizave sporadike të kryera në institucione të ndryshme shëndetësore, që në fakt konfirmojnë moshë në diagnostikim të kancerit të gjirit më të ulët se ajo mesatare në Evropë dhe rajon.

Ndërkohë, është e rëndësishme të kuptojmë se tiparet e kancerit po ndryshojnë dhe ne duhet të adaptohemi me to, kryesisht në kuadrin e metodave depistuese dhe moshës së depistimit. Është e rëndësishme të rikonsiderohen protokollet e depsitimit për kancerin e gjirit, veçanërisht për disa grupime me risk të shtuar, për të shkuar drejt depsitimit të personalizuar si një opsion i ri dhe ndoshta më efektiv i diagnostikimit të hershëm.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna