Njerezit emocionalisht te forte i pergjigjen "po" ketyre pyetjeve.

Njerëzit emocionalisht të fortë ndihen më të sigurt dhe të mbrojtur. Ata jetojnë në mënyrë autentike dhe qëndrojnë besnikë ndaj vlerave dhe besimeve të tyre, edhe kur kjo mund të mos u pëlqejë të tjerëve.

Siguria emocionale mund t’u ndihmojë njerëzve të jenë më mirënjohës për gjërat e mira në jetën e tyre, si dhe të jenë më krijues, spontanë dhe të lirë.

Nëse përgjigjeni me “po” ndonjërës nga këto pyetje, jeni më emocionalisht të fortë se shumica e njerëzve:

1. A mund të dëgjoni pikëpamje të ndryshme me të cilat nuk jeni dakord?

Njerëzit emocionalisht të sigurt janë në gjendje të dëgjojnë pikëpamje të tjera pa reaguar ndaj tyre në mënyrë agresive. Në vend që të hidhen në betejë, ata bëjnë një eksplorim fleksibël, empatik dhe pa paragjykime të realitetit të një personi tjetër, edhe përgjatë një konflikti ose mosmarrëveshjeje.

2. A mund të vendosni kufij të shëndetshëm?

Siguria emocionale lidhet me njohjen e vetvetes dhe vendosjen e limiteve të bazuar në vlerat tuaja. Si pasojë, njerëzit emocionalisht të sigurt mund të shprehin se si duan të trajtohen dhe të vendosin rregulla për mënyrën se si do të reagojnë nëse këto kufij nuk respektohen.

3. A mund ta pranoni kur e keni gabim?

Të gjithë jemi në gabim ndonjëherë, por mund të jetë shumë e vështirë ta pranosh këtë. Njerëzit emocionalisht të fortë mund ta pranojnë kur kanë bërë një gabim, të marrin përgjegjësi dhe të kërkojnë falje për veprimet e tyre.

4. A i njihni vlerat dhe principet tuaja bazë?

A jeni në gjendje të komunikoni pikëpamjen tuaj, edhe kur të tjerët mund të mos pajtohen me të? Siguria emocionale lidhet me të qenurit autentik, me njohjen e vlerave dhe principeve të një personi dhe me sjelljen në përputhje me to në të gjitha situatat që na shtron jeta.

5. A mund të shprehni emocionet negative në mënyrë të respektushme?

Të qenit emocionalisht të fortë do të thotë të komunikoni ndjenjat tuaja në një mënyrë të respektushme, pa fajësuar të tjerët për rrethanat tuaja.

6. A mund të pranoni kritikën nga të tjerët?

Pranimi i reagimeve konstruktive pa i hedhur menjëherë poshtë ose pa reaguar në mënyrë të ashpër është një shenjë kyçe e fuqisë emocionale. Kjo do të thotë që keni shumë vetbesim dhe që merrni në konsideratë pikëpamjet dhe opinionet e të tjerëve, pa i marrë personale ato.

7. A përpiqeni vazhdimisht të ndryshoni dhe të rriteni?

Njerëzit emocionalisht të fortë kanë më shumë vlerësim për jetën dhe procesin e evoluimit me kalimin e kohës. Ata nuk kanë frikë të përqafojnë ndryshimin, madje gjejnë gëzim dhe kënaqësi në idenë e të mësuarit dhe të bërit versioni më i mirë i vetes.

8. A mund të ndaloni reagimet impulsive?

Njerëzit emocionalisht të fortë zakonisht janë të aftë në zgjedhjen e qëllimshme të reagimeve të tyre ndaj situatave të vështira. Në këtë mënyrë, ata zakonisht nuk janë reaktivë ose impulsivë në marrëdhëniet e tyre dhe mund të shprehin veten qartë, edhe kur janë të zemëruar ose të trishtuar.

9. A keni besim se do të jeni mirë, pavarësisht nga sfidat që ju vijnë përpara?

Njerëzit emocionalisht të fortë e dinë që jeta mund të jetë e vështirë, dhe ata kanë një pranim të përgjithshëm që do të përballen me vështirësitë ashtu siç ato do të vijnë. Ata gjithashtu kanë një ndjenjë të thellë të mirënjohjes për atë që është e rëndësishme për ta, që i ndihmon nëpër periudhat e vështira. Të qenit emocionalisht të fortë jo vetëm që ruan shëndetin mendor, por të nxit për të provuar gjëra të reja dhe për të shprehur veten lirisht pa frikën e refuzimit. Sa më të sigurt të ndihemi në vetvete, aq më të lirë jemi për të shijuar jetën tonë duke ndërtuar marrëdhënie kuptimplota dhe autentike.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna