Glomeruloskleroza segmentale fokale

Glomeruloskleroza fokale segmentale (GSFS) është një sëmundje e rrallë që shkakton sklerozë në glomerulat, filtrat e vegjël në veshkë. Secila nga veshkat përmban rreth 1 milion glomerula. Detyra kryesore e glomeruleve është të filtrojë toksinat uremike dhe lengjet e tepërta. Ato funksionojnë si një sitë. Kur gjaku qarkullon nëpër glomerula, glomeruli mban pjesët e rëndësishme të mineraleve që trupi ka nevojë.

GSFS ndodh kur pjesë të vogla ose seksione të këtyre filtrave të vegjël dëmtohen ose ngurtësohen (sklerozë). Nga glomerula të dëmtuara, vetëm disa shfaqin cikatrice. Kur ndodh ky dëmtim, është e vështirë që veshkat tuaja të veprojnë si një sitë. Kjo mund të çojë në dëmtim kronik të veshkave.

Ja çfarë nënkuptojnë pjesët e ndryshme të emrit “glomerulosklerozë segmentale fokale”:

  • Fokale: Disa, por jo të gjitha glomerulet janë të prekura.
  • Segmentale: Pjesë të veçanta të glomeruleve kanë cikatrice.
  • Skleroza: Ngurtësim.

Emri ‘glomerulosklerozë segmentale fokale’ do të thotë ngurtësim (sklerozë) i pjesëve (segmentale) të disa glomerulave (fokale).

Cilat janë tipet e GSFS?

Ekzistojnë tre tipe të glomerulosklerozës segmentale fokale:

  1. GSFS primare: Nuk ka asnjë arsye të njohur ose arsye të dukshme për të pasur FSGS.
  2. GSFS sekondare: Ky lloj ndodh për shkak të një sëmundjeje ose gjendjeje tjetër. Shkaqet e zakonshme mund të përfshijnë infeksionet, medikamentet, përdorimin e drogës, aneminë qelizore drapër ose obezitetin. Trajtimi i sëmundjes që e shkakton, shpesh mund të ndihmojë në trajtimin e GSFS sekondare.
  3. GSFS gjenetike (familjare): Ky lloj ndodh për shkak të gjenetikës. Kjo do të thotë që ju mund të sëmureni me GSFS nëse prindërit tuaj biologjikë kanë mutacionin gjenetik për FSGS.

Cilat janë simptomat e glomerulosklerozës segmentale fokale (GSFS)?

GSFS jo gjithmonë shkakton simptoma që mund t’i vini re lehtësisht nga ju. Personeli mjekësor shpesh gjejnë shenja ose simptoma gjatë një ekzaminimi rutinë ose kur testojnë për kushte të tjera mjekësore. Disa nga këto shenja dhe simptoma përfshijnë:

  • Edema (ënjtje në krahë, këmbë ose fytyrë).
  • Kolesterol i larte.
  • Sasi më të ulëta se mesatarja e albuminës (një proteinë në gjak)
  • Proteinuria (nivele të larta të proteinave në urinë).
  • Shtim i papritur në peshë i shkaktuar nga lëngjet shtesë në trupin tuaj.
  • Presioni i lartë i gjakut (hipertension).

Si diagnostikohet glomeruloskleroza fokale segmentale (GSFS)?

Diagnoza përcaktohet nëpërmjet anamnezës dhe ekzaminimeve klinike dhe laboratorike.

Ekzaminimet biokimike: Marrja e një kampioni gjaku për të matur nivelet e proteinave, toksinave uremike dhe kolesterolit.

Shkalla e filtrimit glomerular (GFR): Kontrollimi i një mostre gjaku për të matur funksionin e veshkave.

Testi i urinës: Matja e niveleve proteinave në urinë.

Sidoqoftë, testi më I rëndësishëm në diagnostikimin e GSFS është biopsia renale, veshkave. Biopsia është marrja e një monster të vogël të indit tëvesjakve për ta parë nën mikroskop.

Ndonjëherë, mund të kërkohet eshte testimin gjenetik për të konfirmuar një diagnozë të FSGS gjenetike në rast se ka dhe histori familjare.

Cilat janë trajtimet për glomerulosklerozën segmentale fokale (GSFS)?

Trajtimi për GSFS varet nga tipi dhe shkaku, mosha juaj dhe nëse keni sëmundje të tjera shoqëruese. Qëllimi i trajtimit është të menaxhojë simptomat tuaja për t’ju ndihmuar të mbani një cilësi të mirë të jetës dhe të ngadalësoniavancimin e sëmundjes në mënyrë që të mos çojë në dëmtim të veshkave.

Në disa njerëz me GSFS sekondare, trajtimi i etiologjisë bazë mund të ndalojë përparimin e dëmtimit të veshkave. Trajtimi I sëmundjes nuk mund të riparojë glomerulat e dëmtuara, por me kalimin e kohës, funksioni i veshkave mund të përmirësohet.

Disa trajtime për GSFS përfshijnë:

  • Frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE-Is).
  • Bllokuesit e receptorit të angiotenzinës (ARBs).
  • Bllokuesit e receptorëve mineralokortikoidë (MRB).
  • Antibiotikët.
  • Diuretikët.
  • Barnat imunosupresive.
  • Plazmafereza.
  • Kortikosteroidet.

Gjithashtu e rëndësishme është edhe ndryshimi në dietën dhe stilin e jetës. Kjo mund të përfshijë gjëra të tilla si:

Kufizimi i sasisë së natriumit (kripës) dhe proteinave që konsumoni.
Ushtrime fizike çdo ditë.
Lënia e duhanit.
Konsumimi i vitaminave (omega-3, vit-D, etj.).

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna