Trajtimi medikamentoz i dislipidemive

Trajtimi medikamentoz i dislipidemive është gjithmonë i shoqëruar nga ndryshimet në stilin e jetesës. Linja kryesore e menaxhimit të dislipidemive është modifikimi i dietës dhe aktivitetit ditor. Terapia me ilaçe vjen në ndihmë nëse dështon linja e parë.

Statinat

Frenuesit e reduktazës HMG-CoA (statinat) reduktojnë prodhimin e kolesterolit në mëlçi. Ato janë ilaçe të linjës së parë. Statinat gjithashtu kanë efekte të rëndësishme në rrezikun kardiovaskular. Udhëzuesit rekomandojnë fillimin e terapisë për pacientët me aterosklerotike kardiovaskulare, pacientët me rritje të LDL-C ≥190 mg/dL, pacientët 40-75 vjeç me diabet dhe kolesterol LDL 70 deri në 189 mg/dL .

Statinat përgjithësisht tolerohen mirë; megjithatë, ato kanë efekte anësore, më së shumti miopati dhe hepatotoksicitet. Mund të shkaktojnë shtim të lehtë në peshë dhe, në raste të rralla, humbje të kujtesës që mund të jetë e rëndë dhe të ngatërrohet me sëmundjen e Alzheimerit ose forma të tjera të demencës, megjithëse kjo zhduket me ndërprerjen e statinës.

Fibratet

Fibratet (p.sh., gemfibrozil, fenofibrate) janë trajtime të linjës së parë për përqëndrime të larta të triglicerideve dhe mund të përshkruhen në kombinim me klasat e mësipërme të barnave. Ata gjithashtu rrisin përqendrimin e kolesterolit HDL. Mund të shfaqen gurë në tëmth, dispepsi dhe miopati si efekte anësore.

Terapi të linjës së dytë

Sekuestruesit e acidit biliar (p.sh., kolestiramina) janë agjentë të linjës së dytë për reduktimin e kolesterolit LDL. Ato pengojnë resorbimin e acidit biliar nga zorrët dhe reduktojnë më tej kolesterolin LDL në plazmë përmes mekanizmave të tjerë. Efektet anësore mund të përfshijnë shqetësim gastrointestinal, kapsllëk dhe përthithje të dëmtuar të barnave të tjera.

Acidi nikotinik (niacina) shpesh kombinohet me statina, pasi rrit nivelet e kolesterolit HDL në doza të ulëta. Ulja e kolesterolit LDL ndodh në doza më të larta, të cilat për fat të keq shpesh shkaktojnë efekte anësore, duke përfshirë kruajtjen ose djegien e lëkurës. Mund të shfaqen gjithashtu shqetësime gastrointestinale, skuqje, hepatotoksicitet, hiperglicemi, hiperuricemi.

Ezetimibe redukton përthithjen e kolesterolit dhe është një terapi e preferuar për shkak të efektivitetit, sigurisë dhe efekteve të ralla anësore. Ai ul kolesterolin LDL dhe është veçanërisht efektiv kur kombinohet me statina.

Preparate të reja

Frenuesit e konvertazës subtilisin 9 (frenuesit PSK-9) (p.sh., evolocumab, alirocumab) janë agjentë të rinj, të disponueshëm në formë injeksioni. Ndihmojnë në zbërthimin e receptorëve LDL. Aktualisht, përdorimi i frenuesit PSK-9 indikohet për pacientët me hiperkolesterolemi familjare ose ata me sëmundje klinike aterosklerotike të zemrës, të cilët kërkojnë ulje shtesë të kolesterolit LDL (përveç terapisë optimale me statina).

Acidi bempedoik. Efektiv në uljen e kolesterolit LDL. Ai është një klasë e re e barnave që funksionon në rrugën e metabolizimit të statinave.

Etil Icosapent është një ekstrakt EPA shumë i purifikuar që ul trigliceridet dhe punon për të ulur rrezikun kardiovaskular.


Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna