Dieta në Dislipidemi është faktor kyç në trajtimin e saj. Dislipidemia është një gjendje e lidhur ngushtësisht me mënyrën e ushqyerjes dhe jo vetëm. Për këtë arsye hapi i parë dhe më i rëndësishë është korrigjimi i stilit të jetesës. Prandaj propozohen disa mënyra të shëndetshme rregjimi ushqimor ose edhe dieta.
Disa plane dietike që përmirësojnë nivelin e yndyrnave
Modelet e dietës me bazë bimore. Dietat vegjetariane ndihmojnë më së shumti në uljen e kolesterolit total dhe LDL.
Dietat me pak karbohidrate rrisin kolesterolin LDL. Humbja e peshës me çdo mjet zakonisht shkakton një reduktim të kolesterolit total prej afërsisht 2 mg/dL për kilogram të humbur. Dietat me pak karbohidrate, nga ana tjetër, janë zakonisht të larta në yndyrna të ngopura dhe kolesterol.
Shmangia e ushqimeve me indeks të lartë glicemik. Indeksi glicemik është një masë e efektit të ushqimeve në vlerat e glukozës në gjak. Për shembull, buka e grurit ka një indeks glicemik më të lartë se thekra duke reflektuar efektin e saj më të madh në glukozën në gjak. Dietat që favorizojnë ushqime me indeks të ulët glicemik jo vetëm që ndihmojnë në uljen e përqendrimit të sheqerit në gjak por reduktojnë ndjeshëm edhe nivelet e triglicerideve. Shmangia e pijeve të ëmbla me sheqer shoqërohet gjithashtu me nivele më të ulëta të triglicerideve.
Konsumimi i bishtajoreve. Një konsum më i lartë i bishtajoreve shoqërohet me nivele më të ulëta të triglicerideve, si dhe me ulje të kolesterolit total dhe LDL.
Shmangia ose kufizimi i alkoolit. Alkooli ka efekte të ndryshme në metabolizmin e lipoproteinave, pjesërisht në varësi të dozës. Individët që konsumojnë 1-2 pije në ditë kanë trigliceride më të ulëta në serum, ndërsa marrja më e lartë ka një efekt negativ në nivelet e kolesterolit LDL dhe rrit nivelet e triglicerideve.
Suplemtentet si ndihmës
Vaj peshku dhe suplemente DHA. Vaji i peshkut dhe acidi dokosaheksaenoik nga vaji i algave janë gjetur të dyja se ulin ndjeshëm trigliceridet me afërsisht deri në 30 mg/dL.
Probiotikët. Plotësimi i probiotikëve në formën e kapsulave ose produkteve të qumështit të fermentuar prodhon reduktime të konsiderueshme si në kolesterolin total ashtu edhe në LDL.
Kujdes me ushqimet
Hudhra. Disa studiues kanë sugjeruar që konsumimi ditor i hudhrës në formën e pluhurit, hudhrës së papërpunuar ose vajit të hudhrës ul kolesterolin total dhe LDL kur merret për më shumë se 2 muaj. Megjithatë, jo të gjithë studimet e mbështesin këtë fakt.
Ekzistojnë disa lloje yndyrnash. Jo të gjitha janë të rrezikshme dhe duhet të shmangen.
Yndyrnat e ngopura rrisin kolesterolin LDL, ose kolesterolin “e keq”. Nga ana tjetër, yndyrnat mono dhe të pangopura ulin sasinë e LDL kolesterolit. Për shkak të kësaj, rekomandohet që të mbahen yndyrat e ngopura në më pak se 10% të kalorive ditore dhe të zëvendësohen yndyrat e ngopura me yndyrna të pangopura.
Disa ushqime me yndyrna të ngopura:
- Mishi i kuq
- Lëkura e pulës
- Pana
- Gjalpi
- Bacon
- Patate të skuqura
- Sallami i derrit
- Akullore
- Pica
- Sallatë Cezar etj.
Dieta në Dislipidemi synon të pakësojë nivelin e yndyrnave të ngopura, rregullojë peshën dhe ul riskun që vjen nga yndyrnat e tepërta në organizëm. Duke qenë se yndyrnat janë një nga përbërësit kryesor të trupit tonë, eliminimi i plotë i tyre nuk është i rekomanduar. Kufizimi i yndyrnave ushqimore duhet të bëhet sipas nevojave individuale. Dhe po ashtu, sipas nevojave, duhet të ndërhyhet me terapi medikamentoze.
- FDA aprovon kombinimin e ri në trajtimin e kancerit të gjirit

- Depistimi për kancerin e gjirit, i bazuar në riskun individual – po aq efektiv sa depistimi i përvitshëm

- Epoka e re e trajtimit të kancerit të gjirit metastatik HR-pozitiv

- Si ndihmon vlerësimi geriatrik në trajtimin e kancerit te të moshuarit

- Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani

- Atezolizumab me ctDNA: Drejt personalizimit të imunoterapisë në trajtimin e kancerit të vezikës








Lini një koment