Nefropatia diabetike është shkaku kryesor i sëmundjes kronike të veshkave (SRK) dhe shkaku më i zakonshëm i fillimit të dializës. Përpara se të prezantoheshin frenuesit bashkëtransportues të natriumit-glukozë-2 (SGLT-2), mjekët nefrolog nuk kishin pasur shumë alternativa në menaxhimin e nefropatisë diabetike, që nga studimet klinike të bllokuesve të sistemit renin-angiotensin 20 vjet më parë. Që nga ajo kohë, frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës ose bllokuesit e receptorit të angiotenzinës II kanë qenë gurthemeli i menaxhimit të albuminës në urinë në nefropatinë diabetike dhe jodiabetike. Pas 20 vitesh, dhe frenuesit SGLT-2 janë shfaqur si një shtesë kryesore në paketën tonë në menaxhimin e dëmtimit të veshkave nga diabeti mellitus.
Efektet e frenuesit të SGLT-2
Frenuesit e bashkëtransportuesit të natriumit-glukozë 2 (SGLT2) janë një klasë e re e barnave hypoglicemiant të miratuara së fundmi në T2DM, të cilët frenojnë riabsorbimin e glukozës në veshka në tubulin proksimal, duke rritur kështu eleminimin e glukozës nëpërmjet rrugëve urinare dhe ulur nivelet e glukozës në gjak. Përdorimi i frenuesve SGLT2 shoqërohet me efekte të dobishme pleiotropike në sistemin renal dhe kardiovaskular dhe këto barna reduktojnë rrezikun e dëmtimit të veshkave dhe sëmundjet kardiake, siç tregohet në rezultatet e studimit DAPA-CKD.
Udhëzimet kryesore dhe udhëzimet praktike
Në bazë të linjave guidë frenuesit SGLT-2 janë të kundërindikuar nëse eGFR është më pak se 20 mL/min/1,73 m2 dhe fillimi i mëvonshëm edhe me eGFR të ulët mund të jetë më problematik pasi lidhet me rënien akute të pritur të eGFR.
Dozat efikase të frenuesve SGLT-2 janë canagliflozin 100 mg, empagliflozin 10 mg ose dapagliflozin 10 mg.
Personeli mjekësor duhet të jenë të vetëdijshëm për rënien fillestare të kthyeshme të funksionit të veskave, përafërsisht 5 deri në 8 ml/min/1,73 m2 (deri në një rënie prej 20%) në 2 javët e para pas fillimit të inhibitorëve SGLT-2, e cila është për shkak të efekteve hemodinamike të medikamentit. Ky reduktim i lehtë në eGFR (funksionin e veshkave) nuk kërkon ndërprerjen e barit. Frenuesit SGLT-2 duhet të vazhdojnë derisa të fillohet terapia renale zëvendësuese.
Glukosuria e pritur mund të rezultojë në diurezë osmotike; prandaj, pacientët do të duhet të edukohen për terapinë hidrike nga goja. Për më tepër, mjekët mund të konsiderojnë reduktimin ose ndalimin e terapisë shoqëruese diuretike në një afat të shkurtër.
Rreziqet dhe përfitimet e terapisë duhet të vlerësohen në pacientët me një histori të infeksioneve rekurrente të traktit urinar, infeksioneve të mykut urogenital ose ketoacidozës diabetike.
Drejtimet e ardhshme
Mbeten pyetje nëse frenuesit SGLT-2 kanë përfitime në veshka në pacientët me diabet që kanë sëmundje kronike të veshkave pa proteinuri, ose në pacientët pa diabet që kanë sëmundje kronike të veshkave pa proteinuria, ose në pacientë të cilët kanë sindrom nefrotik ose sëmundje autoimmune. Një tjetër popullatë e rëndësishme e pacientëve që është përjashtuar nga studimet klinike pacientët të cilët kanë realizuar transplant renal. Diabeti mellitus tip 2 u rendit si shkak kryesor I dëmtimit të funskionit të veshkave në pacient me transplant renal në 2019. Këta pacientë mund të përfitojnë nga frenuesit SGLT-2, por dyshimet përfshijnë rrezikun e infeksioneve urogenital dhe pasigurinë dhe testimet shtesë. Që mund të kërkohet për të dalluar refuzimin akut nga rritja e pritshme e kreatininës në serum në kohën e fillimit. Shpresojmë që në studimet e ardhshme të kemi rezultate të kënaqshme në lidhje me këto poullata.
Një epokë e re në trajtimin e sëmundjes së veshkave diabetike
Frenuesit SGLT-2 i kanë hapur dyert gjerësisht në menaxhimin e sëmundjes së veshkave diabetike. Më tej, klasa shtesë të medikamenteve duket se janë në horizont. Një antagonist i ri i receptorit mineralokortikoid josteroidal (finerenoni), një antagonist i receptorit të endotelinës (atrasentan), dhe agonistët e receptorit të peptidit 1 të ngjashëm me glukagonin janë disa agjentë premtues për ngadalësimin e përparimit të nefropatisë diabetike. E ardhmja e shumëpritur e trajtimit të shumëfishtë për nefropatinë diabetike është më në fund këtu!







Lini një koment