Mutacioni BRAF ne kancerin kolorektal

Mbijetesa e përgjithshme në pacientët me kancer kolorektal metastatik me prezencë të mutacionit BRAF është më e ulët se në tumoret pa prezencën e mutacionit.

Cila është sinjifikanca klinike e mutacionit BRAF V600E?

Janë tre klasa të mutacionit BRAF: Klasa I, klasa II dhe klasa III. Klasa I nxit aktivitetin e kinazave BRAF duke shkaktuar aktivizimine kaskadës së MAPK. Roli i klasave II dhe III si faktorë prediktivë të inhibitorëve të BRAF nuk është plotësisht e qartë. Mutacioni BRAF V600E është i shprehur në 10% të pacientëve me kancer kolorektal metastatik dhe mbart një prognozë më pak të favorshme. Edhe pse prezenca e instabilitetit mikrosatelit (MSI) ka një ndikim pozitiv, duhet patur parasysh se BRAF V600E është gjithmonë një faktor i keq prognostik edhe në tumoret me nivel të lartë instabiliteti mikrostatelit (MSI-H).

Për sa i përket mbijetesës së përgjithshme (OS), bazuar në disa studime të fundit, OS ka qenë rreth 18-20 muaj, veçanërisht në tumoret me stabilitet mikrostatelit (MSS). Pra, është e qartë që mbijetesa e përgjithshme është sa gjysma e asaj në pacientët pa mutacion të BRAF, në të cilët OS është rreth 20-40 muaj.

Si e ndikon qasjen kirurgjikale mutacioni i BRAF?

Në përgjithësi kirurgjia me metastazektomi nuk rekomandohet në pacientët me prezenzë të mutacionit BRAF. Megjithatë, në vitet e fundit, me inkorporimin e statusit të MSI, më shumë pacientë me këtë mutacion po i nënshtrohen kirurgjisë. Skenari kur kirurgjia është një opsion për këta pacientë është në rastin e metastazës unike në hepar dhe cilësimin e sëmundjes si oligometastatike. Edhe pse ky është një skenar i rrallë, pasi shumica e pacientëve me këtë mutacion shpesh kanë diseminim limfonodal, hepatik dhe peritoneal.

Kur duhet të kryhet analiza e BRAF?

Të gjithë pacientët me kancer kolorektal metastatik duhet të kryejnë analizën e BRAF. Analiza kryhet në mostrën e biopsisë dhe duhet të përfshijë edhe statusin e MSI dhe mutacionet RAS. Testimi mund të bëhët edhe me biopsi likuide, edhe pse deri më tani ky testim është në faza eksperimentale.

Kur përdoren terapitë me inhibitorë të BRAF/EGFR?

Studimi BEACON tregoi benefit në mbijetesë nga trajtimi me kombinimin e encorafenib – cetuximab, çka solli dhe aprovimin e kësaj skeme trajtimi në linjë të dytë për kancerin kolorektal metastatik BRAF V600E pozitiv. Megjithatë ky trajtim nuk është i rimbursuar në shumë shtete, përfshirë edhe Shqipërinë. Studimi ka treguar se pavarësisht llojit të trajtimit sistemik në linjën e parë (kimioterapi ose imunoterapi), kalimi në linjë të dytë më encorafenib – cetuximab përmirëson efektet e trajtimit.

  • Mutacioni BRAF është i shprehur në 8-12% të rasteve me kancer kolorektal metastatik.

  • Testimi për mutacionoin BRAF duhet të kryhet në të gjithë pacientët me kancer kolorektal metastatik para fillimit të trajtimit, shoqëruae me testimin për MSI dhe mutacionet RAS.

  • Encorafenib – cetuximab rekomandohet si skemë e trajtimit për linjë të dytë pas kimioterapisë ose imunoterapisë (MSI-H) në pacientët me mutacion të BRAF.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna