Terapia endokrine - MammaPrint - Kancer gjiri

Studimi IDEAL, i publikuar në vitin 2017, tregoi se kohëzgjatja me 10 vjet e terapisë endokrine nuk ishte superiore në efikasitet krahasuar me trajtimin endokrin për 7.5 vjet. Megjithatë, disa studime më vonë treguan se disa pacientë me risk të lartë për rekurrencë mund të përfitojnë nga trajtimi i zgjatur deri në 10 vjet.

Testi MammaPrint, i cili klasifikon kancerin e gjirit në bazë të riskut për rekurrencë me anë të analizës së 70 gjeneve në indin tumoral, ka treguar se në gratë me”ultra low-risk” ose “high risk” trajtimi endokrin mund të mjaftohet me 7.5 vjet, ndërsa në gratë me “low risk” trajtimi duhet të zgjatet deri në 10 vjet.

Studim i publikuar në SABC22

Rezultatet e publikuara në Simpoziumin e San Antonios në vitin 2022 (SABCS22), treguan se MammaPrint ka një rol prediktiv për trjatimin e kancerit të gjirit.

Të njëjtat rezultatet janë treguar edhe nga studimi NSABP B42, të publikuar në vitin 2021, ku pacientet me pikëzim “low risk” në MammaPrint përfitonin më shumë nga trajtimi afatgjatë 10-vjeçar me terapi endokrine.

Për të kuptuar rolin prediktiv të MammaPrint, janë marrë në shqyrtim 515 pacientë pjesëmarrës të studimit IDEAL, që kanë kryer testin e MammaPrint. Të gjithë këta pacientë ishin trajtuar me 5 vjet tamoxifen monoterapi pasuar me inhibitorë të aromatazës, ose inhibitorë të aromatazës monoterapi. Të 515 pacientët kishin karateristika klinike të ngjashme. 

Për një periudhë ndjekjeje mesatare me rreth 10.5 vjet, nga mbarimi i 5-vjecarit të parë të terapisë endokrine, pacientët me tumor “low-risk” në MammaPrint patën më shumë efekt nga trajtimi i zgjatur deri në 10 vjet i terapisë endokrine se pacientët me “ultra low-risk” dhe “high risk”.

Për t`i përshtatur të dhënat në një kontekst klinik, autorët e studimit kanë shpjeguar se pacientët me sëmundje low-risk, kanë rrezik për rekurrenca pas 5 vjeçarit të parë të sëmundjes, kjo është arsyeja pse terapia endokrine e zgjatur, në këta pacientë ka më shumë efekt.

Ndërsa tumoret “ultra low-risk” kanë risk shumë të ulët për rekurrenca, sa nuk ka asnjë përfitim ndaj terapisë endokrine të zgjatur.

Për sa i përket tumoreve “high-risk” rreziku për rekurrencë në këto raste është në 5 vjeçarin e parë dhe këto sëmundje nuk janë sensitive ndaj terapisë endokrine pas 5 vjeçarit të parë. Gjithashtu në këto tumore rekomandohet edhe trajtimi me kimioterapi, çka ndikon në uljen e riskut për rekurrencë.

Të dhënat tregojnë se identifikimi i nëngrupit ultra low-risk do shmangte trajtimin e zgjatur me terapi endokrine në shumë pacientë me kancer gjiri.   

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna