Zëvendësuesit e sheqerit: Cilët janë të shëndetshëm?

Të gjithë e dimë që sheqeri nuk bën shumë mirë për shëndetin. Edhe pse ndonjë ëmbëlsirë e ngrënë herë pas here është e kuptueshme, teprica e sheqerit në dietën tonë ka implikime në çdo aspekt të shëndetit.

Megjithatë, sheqerin e gjejmë të përmbajtur në shumicën e ushqimeve dhe shmangia e plotë e tij nuk është realiste për shumë njerëz, Ndaj shumë persona përdorin ëmbëlsues artificialë, mjaltë ose fruta për të ëmbëlsuar vaktet. Por jo të gjithë ëmbëlsuesit e sheqerit janë njësoj. Më poshtë do të ndajmë disa këshilla se si mund t`i zgjidhni ata.

Problemi me ushqimet me sheqer

Përveç shkaktimit të kaviteteve në gojë që të gjithe e dimë, sheqeri mund t`ju bëj të ndiheni edhe më të uritur, çka mund të çojë në mbipeshë dhe obezitet. Te gjitha këto rrisin riskun për diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe të mëlçisë.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës limiti i sheqerit duhet të jetë:

  • 25 gram (6 lugë çaji) në ditë për gratë.
  • 36 gram (9 lugë çaji) në ditë për burrat.

Zgjedhja më e mirë: Fruta të freskëta ose të ngrira

Mënyra më e mirë për të ëmbëlsuar ushqimet dhe pijet është me anë të frutave. Ndryshe nga ëmbëlsirat e paketuara ose të gatuara në shtëpi që kanë shumë kalori pa vlera ushqyese, frutat përveç sheqerit natyral përmbajnë fibra, vitaminë C dhe minerale. Pra, janë përfekte për të marrë gjithë vitaminat, antioksidantët dhe elementë të tjerë të dobishëm për trupin.

Provoni të ëmbëlsoni tërshërën me banane. Kosin me boronica. Smoothie me fruta pylli të ngrira. Uji me luleshtrydhe ose kastravec.

Limitoni sheqerin natyral

Sheqeri natyral përfshin mjaltin, shurupin e panjës dhe agave. Duhet pranuar se sheqeri natyral përmban më shumë nutrientë se sheqeri i zakonshëm. Por, këto prapë janë forma të sheqerit që përmbajnë shumë kalori. Për këtë arsye ato duhen llogaritur në sasi njësoj si sheqeri i zakonshëm.

Një fakt që vlen të përmendet është se mjalti (ai origjinali pa shtesë sheqeri) përmban antioksidantë dhe prebiotikë që ndihmojnë florën tonë bakteriale. Por mos harroni që mjalti nuk duhet dhënë fëmijëve nën 1 vjeç.

Përsa i përket shurupit të panjës, duhet të dini të zgjidhni. Disa brande që gjenden në markete përmbajnë shurup misri me përmbajtje të lartë fruktoze. Dietat me përmbatje të lartë fruktoze janë të lidhura më rezistencën ndaj insulinës, akumulimin e dhjamit në bark dhe nivelin e lartë të triglicerideve. Ndaj ushqimet me përmbajte të lartë të shurupit të misrit me fruktozë duhet të shmangen.

Nektari i agaves është një tjetër opsion, por ka më pak nutrientë se mjalti dhe shurupi i panjës. Ka të njëjtën sasi karbohidratesh dhe kalorish si sheqeri i zakonshëm, por jep shumë ëmbëlsi nga një sasi më e vogël. Megjithatë, prapë e rrit sheqerin në gjak, ndaj nëse vuani nga diabeti duhet të jeni të kujdesshëm.

Limitoni sheqerin e përpunuar

Sheqeri i përpunuar ose sheqeri i zakonshëm që përdorim ka veti inflamatore, përmban shumë kalori dhe nuk ka vlera ushqyese. Ky sheqer gjendet i fshehur në shumë produkte të përditshmërisë suaj, si drithërat e përpunuara, kosi, granolat e shumë lloje pijesh që përmbajnë më shumë se 3 lugë gjelle sheqer.

Limitoni ëmbëlsuesit artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë përfshijnë sakarinën, aspartamin dhe sukralozën. Tingëllon përfekt kur dëgjon se ëmbëlson dhe nuk ka kalori. Por ëmbëlsuesit artificialë kanë arsye pse duhen limituar.

  • Njësoj si sheqeri i zakonshëm të bëjnë të kesh më shumë uri.
  • Shpesh përfshijnë sheqerin e alkoolit (erythriol), i cili është i lidhur me riskun për atak në zemër dhe goditje në tru.
  • Disa studime kanë treguar se ëmbëlsuesit artificialë janë lidhur gjithashtu edhe me obezitetin, hipertensionin, diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe së fundmi edhe kancerin. Megjithatë studimet janë në vazhdim dhe duhen ende të dhëna për të konfirmuar këto gjetje.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna