Si te zgjedhesh probiotiket e duhur?

Mikrobet, përfshirë bakteret, viruset fungit, arkea dhe protozoa përbëjnë mikrobiomën e traktit gastrointestinal. Ato janë të përfshira në sistemin tonë imunitar, tretje dhe shumë funksione të tjera në organizëm. Disa prej këtyre mikroarganizmave shkaktojnë sëmundje, ndërsa disa i luftojnë ato. Ndaj, është e nevojshme një balancë e baktereve të mira dhe atyre të këqija për të patur një shëndet të mirë.

Disbalancat e mikrobiomës në traktin gastrointestinal mendohet se kontribuojnë në një sërë problemesh shëndetësore, jo vetëm të lidhura me traktin tretës por edhe me çrregullimet imunitare.

Balanca mikrobike mund të çrregullohet nga dieta, gjendja emocionale, stresi fizik dhe përdorimi i antibiotikëve të cilët përvecse eliminojnë bakterët e këqija, dëmtojnë edhe florën e mirë bakteriale.

Probiotikët janë mikrobe të dobishme, të ngjashme me ato që gjenden në traktin tretës. Ato dihmojnë në balancimin e florës së mirë bakteriale. Në këtë manyrë, ato ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të lidhura me Sindromës e Zorrës së Irritueshme, kolitin ulçeroz, infeksionet akute dhe me diarrenë e shkaktuar nga përdorimi i antibiotikëve ose nga infeksioni me Clostridium difficile.

Disa probiotikë nxisin imunitetin, luftojnë inflamacionin dhe kanë efekt edhe mbi nivelin e kolesterolit. Ashtu si shumë suplemente te tjera, edhe probiotikët po marrin një vëmendje të veçantë në vitet e fundit, duke i veshur petkun e “kurës për cdo gjë”. Por si të kuptosh se cili është probiotiku i duhur?

Si të zgjedhësh një probiotik?

Probiotikët që gjenden në treg përmbajnë një gamë të gjerë shtamash bakteriale. Kur kërkojmë për probiotikun më të përshtatshëm për të përmirësuar funksionin e mikrobiomës, duhet t`i kushtojmë vëmendje:

  • Njësive koloni-formuese (numri i baktereve për dozë).
  • Lloji i shtamës bakteriale të përdorur.
  • Mënyrën e ruajtjes së probiotikëve.
  • Cilat shtama dhe brande probiotikësh janë studiuar për efikasitetin e tyre.

Njësitë koloni-formuese

Për të qenë një probiotik i vërtetë, produkti duhet të përmbajë kultura bakteriale aktive dhe të gjalla dhe kjo duhet të jetë e shkruar në paketim. Kontrolloni njësinë koloni-formuese (CFU), i cili tregon numrin e baktereve që do të merrni me çdo dozë.

Një rekomandim i përgjithshëm është që të zgjidhni probiotikë me të paktën1 milion CFU dhe që përmbajnë Lactobacillus, Bifidobacterium, Bacillus ose Saccharomyces boulardi. Këto janë shtamat e probiotikëve më të studiuara.

Mënyra e ruajtjes së probiotikëve

Tregoni kujdes të veçantë për mënyrën e ruajtjes se probiotikëve. Në përgjithësi, ato duhet të ruhen në frigorifer. Temperaturat e larta mund të vrasin mikroorganizmat.

Gjithashtu, duhet t`i kushtoni vëmendje datës së skandencës, pasi me kalimin e kohës, njësitë koloni-formuese mund të mos kenë të njëjtin aktivitet.

Është e rëndësishme të merrni probiotikë të kapsuluar më një burim ushqimor, si psh. inulina, në mënyrë që bakteret të kenë mundësi të ushqehen para përdorimit.

Kërkoni informacion mbi brandin që po merrni

Probiotikët shiten si suplemente, që do të thotë se pavarësisht së mund të shiten ne farmaci, kontrollet dhe rregullativat nuk janë të njëjta si për barnat. Ka pasur edhe raste kur përmbajta e tyre nuk përkon me atë çka shkruhet ne etiketë. Ndaj, për të qenë të sigurt mbi probiotikët që po përdorni, hulumtoni më përpara për studimet që mund të jenë bërë mbi cdo brand specifik.

Fokusohuni në ushqimet me përmbajtje probiotikësh në vend të suplementeve

Ushqimet me përmbajtje probiotikësh janë gjithmonë zgjedhja më e duhur. Në veçanti ushqimet e fermentuara si kosi, kefiri, kombucha, kimchi, miso, etj., krijojnë një mjedis të përshtatshëm për ushqyerjen e baktereve, çka i bën ato të çlirojnë nënprodukte të cilat ndihmojnë në nxitjen e imunitetit, reduktimin e inflamacionit dhe kolesterolit.

Kujdesuni për bakteret tuaja me prebiotikë

Industria e probiotikëve është duke lulëzuar, por benefitet e produkteve të probiotikëve dhe sasia e baktereve që ato përmbajnë ndryshojnë shumë. Ndaj, në vend që të merrni baktere nga jashtë, ndihmoni bakteret që gjenden në trupin tuaj duke marrë prebiotikë.

Ushqimet me përmbajtje prebiotikësh përfshijnë legumet, hudhra, shparagu, qepët, gruri, etj. Prebiotikët mund t`i gjeni edhe në formën e suplementeve.

Çfarë duhet të shmangni kur përzgjidhni një probiotik

Probiotikët mund të shkaktojnë fryrje barku dhe gazra, gjithashtu edhe ndryshime në defekim, megjithatë të gjitha këto janë shenja që probiotikët po funksionojnë.

Edhe pse probiotikët konsiderohen si të sigurta për përdorim, nëse jeni duke kaluar një gjendje imuniteti të dobësuar (psh për shkak të kryerjes së kimioterapisë), duhet të shmangni marrjen e probiotikëve.

Para përdorimitm veçanërisht nëse jeni duke kaluar gjendje qe ndikojnë imunitetin, konsultohuni me mjekun tuaj për të kuptuar nese mund të merrni probiotikë dhe se cili është probiotiku i duhur për ju.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna